☁️
Tiranë 12°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.47 ▲1.78%
ARI 5,010 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,536 ▲ +2.88% ETH $2,254 ▲ +7.02% XRP $1.4815 ▲ +5.31% SOL $93.5100 ▲ +5.98%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.47 ▲1.78 % ARI 5,010 ▼1.03 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.47 ▲1.78 % ARI 5,010 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Kolektori i ri përballoi prurjet historike të Osumit

Falë kolektorëve të rinj që u ndërtuan në Berat përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, u përballua më mirë se asnjëherë tjetër prurja e lumit Osum, e cila preku nivelin historik të vitit 1962, siç e tregon pllaka përkujtimore e katastrofës natyrore të atij viti.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Berat, Harilla Dafa, deputetë të Qarkut të Beratit dhe përfaqësues të pushtetit vendor, ishte sot në qytetin e Beratit ku inspektoi situatën e punimeve për përballimin e gjendjes pas përmbytjeve.

Kryeministri shprehu respekt e mirënjohje të gjitha forcave që janë angazhuar non stop prej 72 orësh në Berat, si në çdo zonë tjetër të prekur nga uji.

Kryeministri theksoi se, ajo që është e rëndësishme është që është përballuar e gjitha me sukses pa humbje jetësh. “Ishte një prurje e llahtarshme. Po të mos ishte bërë kanali do të ishte bërë qameti. Kur del lumi mbi nivelin s’ke çfarë ti bësh. Problemi është vetëm si do e ndalosh”.

Kryeministri lavdëroi edhe punë e prefektëve. Prefektët e kanë ngritur nivelin, janë bërë mbledhje përgatitore për organizmin dhe koordinimin.

Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj u shpreh se, tani nuk dallohet që ka qenë e përmbytur rruga dhe pedonalja, të cilat janë pastruar tërësisht. Ishte prurje gati në nivelet e 62-it, tha ai.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi u shpreh se “do të bëhet një pastrim i të gjithë zonës. Pastaj do të mbjellim pemë. Por e rëndësishme është ta pastrojmë të gjithë lumin. Shpresoj të na bashkohen të gjithë shkollat dhe shoqëria për të pasur një pastrim të të gjithë qytetit”.

Deputetja Ermonela Felaj u shpreh se, investimi tek tubacioni tek markata e ka parandaluar përmbytjen aty.

Kryeministri vizitoi edhe qendrën e pritjes ku qëndrojnë familjet e zonave të përmbytura të cilat janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Kryeministri shprehu solidaritet dhe garantoi mbështetje për të gjitha familjet e prekura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.