Politika

Vuçiç heq kufjet kur Rama flet për Kosovën e pavarur: S’lejoj njëri të ulë Serbinë në Serbi

ramna

Pas një takimi që ka zgjatur 40 minuta dhe pasi ministrat e ekonomisë të dy vendeve kanë nënshkruar një marrëveshje për lehtësimet doganore mes dy vendeve dy kryeministrat ai i Shqipërisë Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vuçiç mbajten nje konference per shtyp.

Kryeministri serb gjatë fjalës së tij relativisht të shkurtër vlerësoi si shumë të rëndësishme vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi 68 vjet pasi një kryeministër shqiptar kishte qenë për herë të fundit në Serbi. Kreu i qeverisë serbe nënvizoi se marrëveshja e nënshkruar mes dy vendeve që lejon qytetarëve të dy vendeve të udhëtojnë vetëm me kartë identiteti si dhe ajo për lehtësimet doganore janë një hap i rëndësishëm për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, drejt interesit të përbashkët që është integrimi në Bashkimit Europian.

Vuçiç theksoi se pavarësisht të shkuarës, takimi i sotëm do të hapë një kapitull të ri mes dy vendeve.

“Edhe në Shqipëri dhe Serbi është shumë e lehtë të ngrihen tensione shoviniste, por mendoj se nuk jam këtu i përzgjedhur të sjell vendime të lehta, por të interesohem për zhvillimin  e Serbisë dhe rrugës drejt B. Kjo i shërben edhe paqes në rajon, ku do mundohemi të hapim një kapitull të ri mes dy vendeve në rrugën drejt BE”, tha Vuçiç.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në konferencën e përbashkët për shtyp pjesën më të madhe të të cilës e zinte projekti i përbashkët europian i rajonit dhe veçanërisht i dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë, roli i të cilave në paqen e rajonit është mjaft i rëndësishëm. Rama theksoi edhe një herë se ‘Ballkani ka nevojë për Europën  e bashkuar, por dhe Europa ka sot më shumë se kurrë nevojë për Ballkanin’ dhe se dy vendet Serbia dhe Shqipëria edhe pse të marra veçan janë vende të vogla dhe me ekonomi të dobët, duke qenë të bashkuara, nisur nga potencialet ekonomike që bartin, janë burim i rëndësishëm edhe për Europën.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare ishte ai kushtuar Kosovës, ku Rama theksoi pavarësisht qëndrimeve të kundërta, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm.

“Kosova e pavarur  e njohur nga 108 vendetë botës është realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian.

Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin ka të bëjë me sigurinë e Europës pasi e ka bërë rajonin më të qëndrueshëm.

E çmojmë dialogun Kosovë-Serbi, një epokë e re paqeje, një sukses evropian, nxitur nga organizmat më të larta europiane, por që është meritë edhe e lidershipit të dy vendeve”, – tha Rama.

Por kjo deklarate e Ramës në mes të Beogradit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeministrit serb, Vuçiç i cili fillimisht me të dëgjuar emrin Kosovë ka hequr kufjet duke refuzuar të ndjekë deklaratën e homologut shqiptar. Duke marrë fjalën pas kësaj deklarate, Vuçiç e ka cilësuar atë një provokim të pastër nga ana  e kryeministrit shqiptar, ndërsa ka shtuar se çështja e Kosovës nuk ishte përfshirë në protokoll.

“S’kam pritur provokim nga Rama, nuk e kishin lënë të flisnim për Kosovën. S’do lejojë të ulin Serbinë në mes të Serbisë. Më vjen keq që Rama ka folur për gjëra që nuk duhet të flisnim. Për ne nuk ka asnjë dyshim që Kosova është Serbi”, tha Vuçiç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button