Politika

Rama në Berat: Organizatat në PS, hapësirë reale e problemeve të komunitetit

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama nga Berati ka vënë theksin në reformimin e organizatave të partisë që drejton, duke e quajtur si pjesën më të rëndësishme të saj.

Organizatat duhet të japin hapësirë reale problemeve të komunitetit që mbulojnë. “Probleme të organizatave që nuk reflektojnë politikën tonë të qartë të barazisë gjinore, organizata pa gra, pa vajza, nuk mund të jenë organizata të PS-së. Kjo është një parti që betejën për barazinë gjinore e ka pjesë të mënyrëns së vet të të qënit.  Të gjitha këto e të tjera që janë rreshtuar si probleme janë adresuar në këtë proces e do vazhdojnë të adresohen. Për ne është e rëndësishme që organizata të jetë hapësira reale e përfaqësimit të interesave dhe shqetësimeve të komunitetit ku ajo organizatë vepron. Aty të jenë përfaqësuar sa më shmë ndjeshmëri. Kemi hasur dhe problemin e ngushtimit të hapësirës së diskutimit në një organizatë vetëm tek kush u fut në punë në shtet e kush jo.  Ndërkohë që duhet zgjeruar me kurajo dhe me këmbëngulje hapësira për njerëzit e punës, për ata që punojnë jo vetëm në shtet”, tha Rama.

PS, vijoi Rama është një forcë politike në proces reformimi të vendit dhe të vetvetes. “Jemi një forcë politike që është krijuar për të reformuar dhe që ka domosdoshmërinë që në këtë fazë historke për vendin, reformash të mëdha, të rireformojë dhe vetveten.  Do të arrijmë objektivin që në 25-vjetorin e krimit të PS-së në qershorin e këtij viti ne faktikisht të kemi dyfishuar numrin tonë të anëtarësisë”, ka thënë Rama.

Nuk kemi kohë për të humbur dhe asnjë të drejtë të ngurrojmë në çuarjen përpara të reformave, dhe t’i trembemi kostove të tyre, vijoi më tej kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button