☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.20 ▼0.86%
ARI 4,209 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,054 ▼ -2.41% ETH $1,715 ▼ -2.32% XRP $1.1491 ▼ -3.42% SOL $69.8200 ▼ -3.62%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.20 ▼0.86 % ARI 4,209 ▼0.87 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.20 ▼0.86 % ARI 4,209 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama në Mifol: Angazhim maksimal për sigurinë e jetës së banorëve

Disa operacione shpëtimi janë zhvilluar gjatë natës ku janë evakuuar shumë banorë të rrezikuar nga përmbytjet. Angazhimi i grupeve të emergjencave civile, Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura zjarrfikëseve dhe spitaleve ka bërë që të sigurohet jeta e banorëve të rrezikuar

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot situatën problematike në Fier, së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Kryeministri ka falenderuar fillimisht opozitën, e cila mbrëmjen e shkuar shprehur mirëkuptimin për të mbyllur seancën në lidhje me buxhetin në një kohë të arsyeshme, për të qenë pastaj në krye të detyrës.

“Dua të falenderoj shumë sinqerisht Ministren e Mbrojtjes, e cila ka qenë vazhdimisht në terren gjatë gjithë natës së bashku me Forcat e Armatosura me grupet e Policisë së Shtetit dhe e emergjencës civile. Shpresoj se kemi gatishmërinë maksimale. Kalimi i emergjencave civile nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur dobinë e vet”, tha Rama.

“E rëndësishme është që falë operacioneve të kryera sidomos gjatë natës është siguruar që të evakuohen banorët e rrezikuar. Fatkeqësisht ka humbur jetën një punonjës i OSHEE, dhe dua t’i shpreh ngushëllimet dhe mirënjohjen më të thellë për njeriun që u nda nga jeta”, është shprehur Rama.

Kryeministri ka falenderuar prefektët, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer.

“Patjetër dhe kryetarët e bashkive, të cilët pa dallim kanë bërë një punë të shkëlqyer”, ka theksuar Rama.

Kryeministri është shprehur se edhe helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë janë po ashtu tërësisht të angazhuar. Prandaj, ka apeluar kryeministri, “situata ishte e paralajmëruar dhe të jemi në angazhim maksimal dhe të përpiqemi të gjithë të sigurojmë jetën e banorëve të rrezikuar”.

Ndërsa në një postim në facebook, Rama shkruan: Respekt per të gjithë ata që e kanë vënë shtetin në krah të njerëzve të zakonshëm e familjeve të prekura nga moti i tërbua

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.