☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.01 ▲1.37%
ARI 4,565 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,631 ▲ +1.44% ETH $2,061 ▲ +2.89% XRP $1.3588 ▲ +1.75% SOL $84.3800 ▲ +2.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.01 ▲1.37 % ARI 4,565 ▲0.91 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.01 ▲1.37 % ARI 4,565 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në OKB: Nuk është nevoja të biesh dakord për gjithçka të së shkuarës, Kosova e Serbia të punojnë për marrëveshje

Kryeministri i vendit Edi Rama, nuk ka lënë pa përmendur gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Asamblenë e OKB-së, nismën e Ballkanit të Hapur.
Ai tha se kjo nismë është një sipërmarrje e përbashkët me interesa specifike dhe sipas tij nuk është e nevojshme që të biesh dakord me gjithçka për të lënë pas të shkuarën. Me këtë frazë Rama i bëri thirrje Kosovës për t’u bërë pjesë e nismës dhe të punojë për një marrëveshje, së bashku me Serbinë.

RamaNë rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.