☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.64 ▼2%
ARI 4,724 ▲2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,938 ▲ +0.08% ETH $2,157 ▼ -2.01% XRP $1.4562 ▼ -0.76% SOL $89.7400 ▼ -0.51%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,724 ▲2.57 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,724 ▲2.57 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Shijak: Investuam në infrastrukturë për t’i parandaluar dhe minimizuar përmbytjet

ccccKryeministri Rama, gjatë inspektimeve të situatës së krijuar në vend si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, u ndal sot në Shijak, aty ku shtëpitë janë ende nën pushtetin e ujit.

Rama u tha banorëve se krahas dëmshpërblimit që iu bë familjeve të prekura nga përmbytjet e shkuara, janë rritur edhe investimet në infrastrukturë për t’i parandaluar dhe minimizuar ato.

“Si asnjëherë më parë, përmbytjet që ndodhën në fillim të vitit të kaluar, ne i kemi dëmshpërblyer plotësisht në të gjitha aspektet edhe për bagëtitë, shpendët, prodhimin. Plus, kemi likuiduar të gjitha detyrimet e prapambetura nga qeveria e mëparshme rreth 7milionë euro në Ultësirën e Shkodrës dhe prapë do bëjmë çmos që t’ju mbështesim. Ndryshimet klimaterike kanë sjellë kudo probleme të shtuara. Plus që ne kemi edhe koston e gjithë kësaj që kemi bërë 25 vjet; prit pyjet, shkatërro shtretërit e lumenjve, prish argjinatura, prish prita, prish ekuilibrin e natyrës dhe ndërto kuturu. Plus, projektet e bëra siç ishte rasti ku ishim më parë. Këto janë kostot. Kemi pastruar rreth 649 kilometra kanale që s’ishin prekur 20 e ca vjet, por ka akoma nevojë dhe do vazhdojmë këtë vit intensivisht me kanalet edhe për gjithë zonën e Durrësit, ku përfshihet edhe kjo zonë,” u shpreh Kryeministri.ccccc
Rama përsëriti edhe në Shijak se është domosdoshmëri qasja ndaj një mentaliteti të ri të biznesit dhe qytetarëve për sigurimin e pronës së tyre.

Kreu i qeverisë shoqërohej edhe nga ministrat e kabinetit të tij , Blendi Klosi e Saimir Tahiri, nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe ai  i Shijakut, Ardian Kokoma.

Ministri e Brendshëm Saimir Tahiri tha se “do të bëjmë edhe hartën e riskut. Pra, qytetarët ta dinë se banon këtu ku dikur ka qenë shtrati i liqenit, që ta dish se je i rrezikuar në shiun më të parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.