Politika

Rama në Turqi takon distributorin e Sinovac: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Turqi një takim me distributorin e vaksinës “Sinovac”, Canturk Alagöz.

Gjatë takimit Rama e falënderoi Alagöz për ndihmën jetike, ndërsa diskutuan për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falënderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike. Të shohim”, – tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button