🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▼0.01%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,829 ▼0.06%
NAFTA 109.18 ▲9.05%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,797 ▼ -2.85% ETH $2,054 ▼ -3.64% XRP $1.2926 ▼ -4.65% SOL $78.6600 ▼ -5.92%
S&P 500 6,575 ▼0.01 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,829 ▼0.06 % NAFTA 109.18 ▲9.05 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,575 ▼0.01 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,829 ▼0.06 % NAFTA 109.18 ▲9.05 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Nuk do ta padis Bashën sepse ai meriton vetëm keqardhje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për akuzat që Partia Demokratike ka bërë ditët e fundit për lidhje mes tij dhe personave me precedentë penalë. Rama shprehet se personat qe permend PD kanë qenë aktiv në prishjen e fushatës së PS-së gjatë vitit 2011.

Rama32

Reagimi i plotë i Ramës

Reagimi i “Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjera qe i ke bere apo je ne gjendje t’i besh vete!”, thote Emmanuel Kant-i. I cili me kujtohet sa here i degjoj lehaqente te shpifin ndaj meje. Dhe kur lehaqenia vjen prej atyre qe kane qene tete vjet ne pushtet, kryeminister, ministra te brendshem apo kanakare te spikatur te pushtetit qe iku, thenia e Kantit behet tronditese. Shpifin duke na akuzuar, duke me akuzuar, per çfare kane bere vete! U duket se ne jemi njesoj si ata dhe tanime qe jemi ne qeveri, bejme ate qe benin ata vete; bashkeqeverisim me krimin; e perdorim policine si ure lidhese me krimin; perdorim kriminelet per te trembur opoziten.

Eshte e dokumentuar se individi me rekorde kriminale per te cilin na akuzojne, me akuzojne – me shpifje per te cilat dy padi penale e civile jane rruges -, ka qene aktiv ne prishjen e aktiviteteve tona elektorale ne betejen e famshme te 2011 per Tiranen.

Gjate ketyre diteve te kesaj ofensive shpifjesh kam menduar vetem nje gje: Sa shume, o Zot sa shume mire ka bere vota e 23 qershorit per kete vend! Ka shkulur nga pushteti nje skote te lidhur fort me krimin dhe ka hapur rrugen per ta çliruar policine nga kthetrat e krimit! Ajo vote historike i ka dhene krahe perpjekjes me serioze e me te qendrueshme antikrim qe nje qeveri shqiptare ka bere ndonjehere.

Nuk do t’i kerkoj zyres sime juridike te shkruaje padine e dyfishte edhe per Lulezim Bashen, njesoj si per dy bashkepunetoret e tij me te ngushte ne lidershipin e PD – vajmedet PD ku te lame e ku na mbete!

Sepse, ndryshe nga ata dy prototipat e rrugaçerise politike qe ka ne krah, kryetari i sotem PD eshte peng i trishtueshem dhe i shumefishte qe meriton vetem keqardhje.

Nderkohe, padyshim, mospaditja prej keqardhjes e Lulezim Bashes, nuk do te perbeje asnje pengese ne zbardhjen e çeshtjes. Le te japin dy shquparaket e tij te vajmedetshem nje prove te vetme per lidhjet per akuzat e ketyre diteve nga foltorja e PD, dhe Kuvendi le te zgjedhe nje kryeminister tjeter. Por ne te kundert, ky eshte rasti qe kjo politike e shpifur e lehaqenies ndaj kundershtarit vetem per te çoroditur opinionin, te ndeshkohet ligjerisht ne menyren me shembullore”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.