☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Objektivi të mos kemi një mbyllje të dytë, vendet më demokratike të botës kanë rregulla më të ashpra se ne!

Gjatë një takimi me një rrjet inspektorësh antiCOVID , kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është shprehur se objektivi kryesor është që të mos mbyllemi sërish, pasi do të ishte një goditje e madhe për ne, është një goditje e madhe për Francën që është një ndër shtetet me ekonominë më të fortë në Evropë.
Gjithashtu Rama u shpreh se që kjo mos të ndodhë ne duhet thjesht të mbajmë maskën dhe distancën.

Nuk është aspak shaka, nuk është asesi një grip i zakonshëm, kush preket nga ky virus, duhet të kalojë disa etapa deri sa të shërohet.

Kjo sotmja është një përpjekje e shtuar për të arritur një qëllim me dy objektiva.

Objektivi i parë të shmangin një përhapje të këtij infeksioni që po na rrezikon shumë.

Objektivi i dytë jo më pak i rëndësishëm për të shmangur me çdo kusht një mbyllej tjetër, që po tmerron gjithë botën, që nga Franca që nuk e përballon dot një mbyllje të dytë, ndërsa Merkel u tha qytetarëve të saj që duhet t’i respektojnë të gjitha masat vetëm që mos të mbyllemi sërish.

Kemi vendosur të krijojmë një rrjet inspektoriatësh për të bërë çdo gjë për të parandaluar këtë përhapje, për të qënë në rrugë jo për të vënë gjoba, sepse gjobat i vë policia, por për të qenë në rrugë për sensibilizuar njerëzit, por edhe për të lajmëruar policinë.

Sot që flasim vendosja e detyruar e maskës vazhdon të krijojë polemikë.

Vendosja me detyrim e maskës botërisht kudo, armiku i padukshëm është kudo dhe që është në një ofensivë më të fortë se ai i pari, sepse ne nuk dua të mbyllemi, nuk dua të mbyllemi, nuk mund t’i themi atyre që janë në punë, që tu themi të rrini në shtëpi, apo tu themi atyre që lëvizin që iu sdo lëvizni më, nuk dua t’iu themi studentëve që iu edhe këtë vit do bëni mësim online, apo t’i themi prindërve që fëmijët e tyrë nuk do shkojnë në kopsht apo në shkollë, por nëse ne vazhdojmë kështu, duke mos i mbajtur maska do të jemi të deytruar të mbyllemi pas disa javësh.

Në po i kërkojmë thjesht të mos dilni nga shtëpia pa vënë maskën, nuk po i kërkojmë që të dalë në luftë për vendin. thjesht duhet të mbash maskën dhe distancën. Kudo në vendet më demokratiket të botës po vendosin rregulla më forta se ato që kemi vendosur neve”, u shpreh kryeministri Rama në fjalën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.