☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.26 ▲8.03%
ARI 5,158 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,479 ▼ -0.04% ETH $2,024 ▲ +0.26% XRP $1.3741 ▼ -0.25% SOL $85.0400 ▼ -0.61%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.26 ▲8.03 % ARI 5,158 ▼0.41 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.26 ▲8.03 % ARI 5,158 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Rama: PD dezinformon, që të baltosë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas daljes nga Gjykata e Lartë, ku u zhvillua seanca e dytë në ngarkim të deputetit Edi Paloka, i akuzuar “për shpifje” nga kreu i qeverisë. Kryeministri e quajti ‘të turpshëm” qëndrimin e sotshëm të opozitës, përfaqësuesit e së cilës kërkuan pushimin e çështjes.

rama60“Dëgjuat nga fillimi deri në fund se me çfarë paturpësie, pasi molepset opinioni publik me akuza të rënda, konkrete, të drejtpërdrejta, vijnë këtu në gjykatë dhe kërkojnë të pushohet çështja se nuk kanë prova, por kanë opinione”, komentoi Rama.

“Ky është fundi i një force politike që pretendon të përfaqësojë qytetarët dhe komunikon me qytetarët, duke i dezinformuar në mënyrë të vazhdueshme, të qëllimshme dhe të vetëdijshme, në përpjekje për ta bërë Shqipërinë të duket e baltosur dhe sa më e ndyrë, duke ndotur gjithçka që iu del përpara dhe duke nxjerrë nga goja gjithçka që vjen erë. Turp”, tha kryeministri për mediat.

Paloka ne gjykaten e larteNga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i paditur nga z. Rama për shpifje, pas daljes nga seanca në Gjykatën e Lartë, akuzoi kryeministrin se po synon të legjitimojë inkriminimin e administratës shtetërore.

Ai tha se, PD disponon prova për këtë, të cilat do t’i vërë në dispozicion të Gjykatës në seancën e ardhshme. I pyetur nëse akuzat ndaj kryeministrit mbështetën mbi të vërteta apo janë vetëm një bindje e PD-së, Paloka u përgjigj se ‘bindjet vijnë nga provat dhe provat do të paraqiten në gjykatë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.