Rama: Presidenti i Republikës i rrënuar nga PD-ja, po ridënon Visar Zhitin për qëllime politike
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës mbi kandidaturën e Visar Zhitit për ambasador të Vatikanit. Në faqene e tij zyrtare të Facebook, Rama e cilëson kundërshtimin e Nishanit, “ridënim të Visar Zhitit”, ndërsa shprehet se ai ka qenë i vetmi deputet dhe ministër i PD-së që nuk ka fyer dhe s’ka shpifur për askënd.
“Poet i rrallë. I burgosur politik i diktaturës. Shqiptar edhe më i rrallë. I vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botues i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të Nënë Terezës. E propozojmë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Një figurë lokale e kishës katolike shqiptare prononcohet me rezerva ndaj tij. Prononcim i papranueshëm për të cilin vetë ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalët më të mira për kandidaturën. Kandidatura është në tryezën e Presidentit të Republikës për firmë. Presidenti i Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit”, shkruan Rama në Facebook.
Sipas kryeministrit, argumentet e Kreut të Shtetit, janë rifabrikim i deklaratave të Zhitit, si dikur poezitë e tij. “Argumenti i zotit President? Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, paska cenuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe, njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye e lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin”, thotë kreu i ekzekutivit.
Më tej ai shton se institucioni i Presidentit është rrënuar nga PD-ja, si gjithë shteti që la pas më 23 qershor, por pavarësisht kësaj, Visar Zhiti nuk mund të dënohet si herën e parë.
“Jam zotuar të mos i komentoj në publik kundërshtitë e mia ndaj Presidentit të Republikës. Sepse Bujar Nishani është kalimtar, ndërsa Presidenti i Republikës është një institucion themelor i shtetit shqiptar – edhe pse i rrënuar nga Partia Demokratike në pushtet, njësoj si tërë shteti që ai pushtet la pas në 23 qershor. Por sot, unë nuk mund të hesht dot në asnjë mënyrë. Sepse ky është ridënimi i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna; bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja. E megjithatë, ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike”, ka përfunduar deklaratat e tij kryeministri Rama.
Presidenti Bujar Nishani, nuk ka pranuar të dekretojë Visar Zhitin si ambasador në Vatikan, pasi sipas tij, kryeministri nuk është konsultuar me të para zgjedhjes. Por pas një sërë reagimesh si nga ana e vetë Zhitit, ashtu edhe nga Kisha Katolike, Nishani tha se shkrimtari i njohur nuk mund të shkojë ambasador në Selinë e Shenjtë pasi quajti inkuizicion mospranimin e tij nga ana e Kishës.
Piktori i “rilind-vde”, ka talent ne perdorimin e bojrave, sidomos per rastin ne fjale….ku u “vetebojatis” si katolik, me kete rast “bojatisi” edhe Zhitin……Por “shiu” i pare qe ra, jau shperlau bojen….dhe u nxori bojen origjinale….ateizmin dhe anti kishen, …….Vatikani, ne radhe te pare kerkon nge ne, qe te ruajme e lartesojme historine dhe identitetin tone…..dhe kur respektojme veten ,kemi respektuar edhe Vatikanin, ne te kunderten ,ai thote ,fali ZOT….Piktorit i duhet kujtu se te jesh katolik, nuk eshte njelloj si te marresh patenten me korrupsion……regjistrohesh, dhe e blen me lek teorine dhe pratiken…..Piktori, vetem i regjistruar (pagezuar) katolik eshte ,se teorine dhe praktiken (krezmimin dhe kungimin),nuk i ka ….mbase i ka marre me “korrupsion”….Dhe ne fund, piktori vetem “dy grame”, katolik te ishte, s’duhet te kishte propozuar Zhitin, dhe ky i fundit, vetem “nje gram” katolik te kishte qene , s’duhet te kishte pranuar….