Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS
opozita organizon protestën e radhës
Një fundjavë e ngarkuar pritet kjo e kësaj jave për politikën shqiptare, ku Partia Socialiste ka vendosur që të mbajë Asamblenë Kombëtare, ndërsa e djathta shqiptare do të organizojë protestën e radhës.
Do të jetë Partia Socialiste ajo që do të mbajë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, ndërsa ky aktivitetet do të pasohet një ditë më pas nga protestë e PD-së e cila është paralajmëruar që do të zhvillohet në orën 18:00 në kryeqytet.
Burime për mediat konfirmojnë se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të nisë në orën 10:00 dhe këtë herë kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që takimi të zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas të njëjtave burime, Asambleja do të mbahet në një prej sallave të një prej hoteleve që operojnë në këtë zonë, megjithëse rendi i ditës nuk është bërë ende publik.
Data e 21 Marsit u vendos si dita e Asamblesë gjatë mbledhjes së fundit të Partisë Socialiste në selinë roze, vetëm pak javë pasi kryeministri Rama ka realizuar një ristrukturim të gjysmës së kabinetit të tij.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.