🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,718 ▲0.28%
DOW 47,048 ▲0.22%
NASDAQ 22,432 ▲0.26%
NAFTA 94.09 ▲1.76%
ARI 5,004 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,764 ▲ +0.31% ETH $2,308 ▲ +1.05% XRP $1.5061 ▲ +0.31% SOL $93.4600 ▼ -0.3%
S&P 500 6,718 ▲0.28 % DOW 47,048 ▲0.22 % NASDAQ 22,432 ▲0.26 % NAFTA 94.09 ▲1.76 % ARI 5,004 ▲0.04 % S&P 500 6,718 ▲0.28 % DOW 47,048 ▲0.22 % NASDAQ 22,432 ▲0.26 % NAFTA 94.09 ▲1.76 % ARI 5,004 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Raporti, dokument politik i njëanshëm

“Duke i falenderuar ministrat teknikë të Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht zëvendëskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me të ashtquajturin material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2017. Raporti në fjalë fatkeqësisht kompromenton si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë”, lexohet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit.

“Sidoqoftë, kryeministri i falenderon ministrat teknikë për gjithçka të mirë bënë apo u përpoqën të bënin gjatë mandatit të tyre të posaçëm. Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr shëndet e suksese të mëtejshme në jetë”, mbyllet deklarata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.