Politika

Rama: Reforma me pronat u jep fund abuzimeve

Reforma rrënjësore me pronat është operacion për të goditur çdo akt të falsifikuar dhe për t’u dhënë fund abuzimeve. Kryeministri Edi Rama, i cili foli në konferencën me temë “Mbrojtja e Pronës”, zhvilluar në Vlorë, tha se autorët e grabitjes së pronës nuk do të mund të jetësojnë apo ta legalizojnë produktin e grabitjes.

“Mund të shpëtojnë nga ndëshkimi penal autorët e grabitjes, po nuk mund ta jetësojë produktin dhe nuk mund të legalizojë produktin e grabitjes. Pra, hajduti ka vjedhur, vepra është parashkruar dhe ajo që ka vjedhur i njihet atij si pronë. Për këtë arsye, marrëveshja e nënshkruar sot ka një rëndësi themelore për të finalizuar një rrugë që do të jetë pa dyshim jo e lehtë, një proces të neutralizimit të produkteve të veprës penale të grabitjes së pronës. Dhe kthimin e pronës tek i zoti shtet, apo tek i zoti, qytetar…”, tha Rama.

Ndaj, sipas tij “ana tjetër e medaljes është çelja e kësaj faze të dytë përmes një operacioni shumë të thellë dhe të sukseshëm të goditjes të çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale një interes të paligjshëm. Dhënia fund e gjithë kësaj historie skandaloze tejzgjatje dhe zvarritje përmes procedurave ligjore dhe transparente ka parasysh goditjen e produkteve të veprës kirminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit”, theksoi shefi i qeverisë.

Shqipëria, vijoi Rama, nuk mund të jetë vendi ku grabitësit dhe falsifikatorët të gëzojnë një herë dhe përgjithmonë produktin e veprës së tyre penale. Për kryeministrin, më parë ka ekzistuar një sistem që ka siguruar një lidhje të shkurtër mes grabitësve, pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. “Procesi i tejzgjatur i kthimit dhe kompensimi të pronave nuk kanë bërë asgjë tjetër, përveçse ka krijuar kushte optimale për zgjerimin e këtij kanceri”, tha ai.

Më herët, drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato shprehu shqetësimin e konstatimit të përditshëm të rasteve të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumenteve.

“Stafi i AKKP-së konstaton raste të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumenteve, duke synuar pëfitimin në mënyrë të padrejtë. Shumë prej rasteve të konstatuara mbartin dhe elementë të veprave penale. Një pjesë e tyre edhe pse proceduralisht janë parashtruar për shkak të realizimit të tyre kohë më parë vazhdojnë të sjellin anomali. Ky problem shfaqet dukshëm dhe në çështjen e regjistrimit të tyre dhe transaksionit të fituar në mënyrë të paligjshme. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund zbardhjen e padrejtësive me pronën. Abuzivizmit me çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave i ka ardhur fundi”, tha Qato.

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, tha se marrëveshja synon kthimin e ligjshmërisë në të drejtën e pronave.

Prokuroria e Përgjithshme, AKKP, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit, firmosën një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional kundër abuzimit me pronat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button