Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,587 ▼0.3%
DOW 46,015 ▼0.01%
NASDAQ 21,953 ▼0.62%
NAFTA 95.54 ▼0.01%
ARI 4,654 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,303 ▲ +0.81% ETH $2,141 ▲ +0.15% XRP $1.4448 ▼ -0.41% SOL $89.1400 ▲ +0.72%
S&P 500 6,587 ▼0.3 % DOW 46,015 ▼0.01 % NASDAQ 21,953 ▼0.62 % NAFTA 95.54 ▼0.01 % ARI 4,654 ▲1.04 % S&P 500 6,587 ▼0.3 % DOW 46,015 ▼0.01 % NASDAQ 21,953 ▼0.62 % NAFTA 95.54 ▼0.01 % ARI 4,654 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Rama: Reformat dhanë rezultate edhe në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare ka përmendur disa nga arritjet e qeverisë. Rama tha se lufta kundër korrupsionit ka dhënë frytet e para dhe për këtë ai përmendi edhe raportin e publikuar dje nga Transparency International.

“Arsyeja pse mora fjalën lidhet me domosdoshmërinë për të ballafaquar përballë shqiptarëve dy filozofi krejt të ndryshme nga njëra-tjetra që lidhen me qasjen kundrejt sektorit privat si një parter potencial për të zhvilluar ekonominë dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve. Dua ta filloj nga një fakt i Transparency International që e vendos Shqipërinë në një vend shumë më të mirë sesa një vit më parë dhe faktikisht në një vend që ka përmirësim në klasifikimin e TI krahasuar me momentin kur kjo qeveri filloi punën e saj prej 36 vendesh”, deklaroi Rama.

Më tej kryeministri akuzoi opozitën se ka ulur në mënyrë brutale imazhin e vendit.

“Ju që vazhdoni të jeni jo opozita por qeveria e vjetër e këtij vendi nga viti 2008 kur Shqipëria ishte renditur në vendin e 85-të  arritët ta çoni në 2013 në 116, pra çdo vit keni ulur në mënyrë brutale dinjitetin dhe imazhin e vendit tonë në këtë klasifikim. Ndërkohë që sot ne kemi një të dhëna nga një burim ndërkombëtar faktin se reformat kanë filluar të japin rezultate edhe në luftën kundër korrupsionit”, tha kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.