Politika

Rama: S’ka amnisti për askënd, asnjë pakt për shkelësit e ligjit

Duke e cilësuar si një gabim të hartuesve të draftit, kryeministri Edi Rama beëi të qartëe se askush nuk do të ketë privilegje nga Reforma në Drejtësi.

“Nuk do të ketë absolutisht asnjë amnisti për askënd që në gjithë këto vite, i ka shpëtuar drejtësisë. Nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe besoj se në këtë pikë nuk do të jetë e vështirë për të pasur konvergjencë të plotë midis gjithë partive”, tha Rama.

Duke folur në aktivitetet e zhvilluara për Ditën e Europës, duket se kryeministri Rama ka ndryshuar dhe qëndrimin e tij, të kthyer prej kohësh si një frazë të cilën e përdorte në çdo takim me ndërkombëtarët, se nëse Europa lodhet nga zgjerimi, edhe Ballkani Perëndimor do të lodhet nga pritja.

“Bashkimi Europian punon me valë të gjata. Jemi mësuar me këtë. Ajo që është e rëndësishme është që të mos lodhemi, të mos merzitemi dhe mos të llastohemi siç llastohen disa francezë, e ca hollandezë e ca anglezë”, tha ai.

E duke u ndalur tek këta të fundit, Edi Rama me anë të një batute komentoi dhe referendumin që pritet të mbahet në Britani për daljen nga Bashkimi Europian.

“Kur ne të ulemi, se ne jemi me A, ata janë me B, t’i kemi pranë dhe mos të na mungojnë, se do te ishte nje mungese e pajustifikueshme”, u shpreh kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button