🌧️
Tiranë 22°C · Rrebesh 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.54 ▼2.21%
ARI 4,719 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $79,094 ▼ -1.75% ETH $2,465 ▼ -1.63% XRP $1.4438 ▼ -5.11% SOL $97.2900 ▼ -3.73%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.54 ▼2.21 % ARI 4,719 ▲0.53 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.54 ▼2.21 % ARI 4,719 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar familja e Kostës, i cili prej më shumë se një dekade ishte tërhequr nga angazhimet publike.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të xhaxhait tonë të dashur Hamit Kosta. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë dhe dashurinë që na dhuroi. Varrimi bëhet nesër në orën 14:00”, njofton familja.

Hamit Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste, duke kontribuar në përfaqësimin e qytetarëve dhe në zhvillimin e zonës që përfaqësonte.

Gjatë karrierës së tij, ai u vlerësua për përkushtimin, thjeshtësinë dhe lidhjen e fortë me komunitetin. Mirëpo, pas tërheqjes nga politike, ai u përfshi rreth 9 vite më parë në një konflikt me ish-bashkëjetuesen.

Në vitin 2017, Hamit Kosta kërcënoi armë zjarri ish-bashkëjetuesen. Gjatë kontrollit, atij iu gjet arma e zjarrit me disa fishekë në krehër dhe u arrestuamenjëherë.

Hamit Kosta ka qenë deputet i legjislaturës 2005-2009. Ai ishte pjesë e grupit të deputetëve të përjashtuar nga PS-ja, pasi votuan për zgjedhjen e Bamir Topit president.

Për këtë arsye, Kosta u largua nga PS-ja dhe iu bashkua asokohe PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, që ishte pjesë e koalicionit të qeverisë së drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Më parë, Kosta ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.