☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,142 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,339 ▲ +2.57% ETH $2,414 ▲ +4.17% XRP $1.3147 ▲ +2.86% SOL $96.5100 ▲ +3.84%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,142 ▲1.69 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,142 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme të organizuar nga Partia Demokratike. Në reagim sqarohet se janë intervistuar personat e ndaluar gjithashtu dhe të lënduarit në spital. Avokati i Popullit njofton se do të publikojë një raport përfundimtar për përfundimit të hetimeve pas administrimit të ankesave të qytetarëve lidhur me pretendimet për dhunë nga efektivë të Policisë së Shtetit.

Reagimi i Avokatit të Popullit

Raportime për dhunë policore dhe mungesë protokollesh në përdorimin e gazit lotësjellës Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.

Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.

Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.