🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.63 ▲0.12%
ARI 4,146 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,954 ▲ +0.39% ETH $1,792 ▲ +0.13% XRP $1.1420 ▼ -1.2% SOL $81.9500 ▲ +0.17%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.63 ▲0.12 % ARI 4,146 ▼0.51 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.63 ▲0.12 % ARI 4,146 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama takon homologen japoneze në Tokio, Sanae Takaichi

Këtë të premte, Kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Japoni, zhvilloi një konferencë të përbashkët me Kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi. Rama u prit në një ceremoni zyrtare sipas protokollit japonez. Prania e tij u shoqërua me ekzekutimin e himnit shqiptar dhe himnit japonez, si edhe me tingujt e marshit tradicional japonez, që përmban elemente të kulturës së ishullit.

Në konferencën e përbashkët, fjalën e parë e mori Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, e cila tha:

“E mirëpres me zemër vizitën e Kryeministrit Rama sot. Jam shumë e lumtur që ju takoj për herë të parë. Shqipëria është një partnere e rëndësishme, me të cilën ndajmë parime dhe vlera të përbashkëta. Jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme”, tha kryeministrja japoneze.

Më pas, Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës se falënderon kryeministren për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë. Rama e ftoi homologen e tij që të jetë e pranishme në samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet në Shqipëri.

“Ju falënderoj për mikpritjen, të cilën nuk do ta harroj. Kam dëshirë të them se kam pasur mundësinë të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo e sotmja është e veçantë. Dua të theksoj se kjo është vizita ime e dytë në Japoni. Me shumë kënaqësi presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje, të bazuar te vlerat dhe parimet e përbashkëta, për botën ku dëshirojmë të jetojmë.

Është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim plotësisht. Me shumë kërshëri presim të eksplorojmë mundësi të ndryshme se si mund të afrohemi më tej me Japoninë. Vitin e ardhshëm, në Tiranë do të organizojmë samitin e NATO-s, ndaj dua t’ju ftoj në atë samit. Kur të vini, do të jetë rasti i parë i një vizite shtetërore nga një kryeministër i Japonisë në Shqipëri.

Do të ishte kënaqësi t’ju mirëprisnim dhe të ‘marrim hak’ për këtë mikpritje kaq të ngrohtë që na keni ofruar dhe që na ka lënë mbresa. Më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren fantastike. Është mbresëlënëse të shohim një grua në krye të qeverisë. Faleminderit shumë dhe urimet më të mira për ju dhe popullin tuaj”, tha Kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.