Ekonomia

Rama vizitë në sipërmarrje private: Pagesa e skanimit në dogana, do të bëhet nga shteti

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të mërkurë një sipërmarrje fason, që operon prej një vitit në Tiranë.

Gjatë bisedës me administratorin e këtij biznesi, Kryeministri u shpreh se “qeveria do të jetë përkrah biznesit, duke nxitur me politika të reja zhvillimin e tij. Si, një prej masave më të rëndësishme lehtësuese në paketën e re fiskale, Kryeministri veçoi pagesën e skanimit në dogana, e cila do të bëhet nga shteti.

Ndërsa sipërmarrësi italian Fabio Attanassio, me një eksperiencë 15 vjeçare në këtë sektor u shpreh se ai parashikonte që brenda një periudhe 2 vjecare të arrinte në 3500 të punësuar. “Produkti ynë shkon në Kanada, Gjermani Amerikë dhe jemi të nderuar të prezantojmë Shqipërinë me markën Made in Albania,” u shpreh ai.

Drejtues të sipërmarrjes u shprehën se bashkëpunimi me zyrat e punës, lehtësitë fiskale, në mënyrë të veçantë heqja e tvsh-së për makineritë e importit kanë qenë një shtysë e rëndësishme për suksesin e saj. “Brenda një viti jemi rritur, kemi filluar me 60 punonjës para një viti, sot jemi me 600. Qeveria na ka mbështetur. Zyrat e punës kanë qenë bashkërendëse në këtë drejtim dhe na kanë ndihmuar shumë duke na sjellë punonjës me eksperiencë. Kemi gjetur mbështetjen fiskale të qeverisë. Ky është një investim krejtësisht i ri. Përjashtimi nga TVSH për makineritë e importuara ka qenë një ndihmesë e madhe. Kemi gjetur terrenin e duhur për t’u zhvilluar.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button