☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3488 ▲ +1.36% SOL $83.3700 ▲ +0.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Votë kundër rritjes së menjëhershme të pagave të ministrave dhe deputetëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot votën kundër rritjes së menjëhershme të pagave për ministrat dhe deputetët, duke kërkuar që rritja të hyjë në fuqi në momentin kur të përmbushet e tërë reforma e pagave për administratën, që planifikohet në prill të vitit 2024.

“Unë për rritjen e pagave jam krenar dhe dua të falënderoj deputetët dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar, se është puna e tyre në këto vite, rezultat reformash, ligjesh e përpjekjesh. Tek pika e pagës së deputetëve dhe ministrave mua më keni kundër që të hyjë në fuqi menjëherë, por në momentin që hyn në fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave. Unë një jam bashkë me Erion Braçen. Kush bëhet tjetër të ngrihet”, u shpreh Rama, në seancën plenare ku po diskutohet projektligji për reformën e pagave.

Kryeministri Rama e cilësoi hipokrizi qëndrimin e disa deputetëve të opozitës për rritjen e pagave të deputetëve dhe të ministrave, pasi sipas tij ka një logjikë dhe një ekspertizë të caktuar mbi të cilën ndërtohet piramida e pagave.

“Është një hipokrizi e madhe. Një hipokrizi për të vënë duart në kokë, pasi nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit, por me një logjikë që është logjika e një ekspertize të caktuar. Ka një piramidë pagash. Nuk mund të ndërtosh një piramidë pagash e të vendosësh Presidentin e Republikës në një nivel page më të ulët se një mësues, pavarësisht se puna e përditshme e një mësuesi mund të jetë më me stres se sa puna e përditshme e Presidentit. Kemi bërë një herë një lajthitje. E kemi bërë me vetëdije, e kemi bërë me sistemin e drejtësisë. Është lajthitje, sepse nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se Presidenti. Mund ta kenë më me stres punën se Presidenti. Nuk mund të kemi gjykatës që paguhen më shumë se ministri i Drejtësisë“, u shpreh Kryeministri.

Rama iu përgjigj edhe deklaratës së deputetit të PD-së, Dashnor Sula, i cili më herët deklaroi se shtesa e pagës së tij do të shkonte për fëmijët jetimë të Peqinit.

“Doni të bëni këtë qarjen e halleve. Hajde vendosim pagën minimale për deputetët dhe ministrat. Nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Kush i merr për budallenj shqiptarët, mund t’i gënjehen disa për një farë kohe, edhe për 30 vjet, por vjen një ditë, si në Shkodër dhe pastaj firojnë“, u shpreh Rama.

Ai theksoi se, pozicioni i tij si kryeministër ishte që pagat duhet të jenë si në piramidën e propozuar dhe siç i ka gjithë bota.

“Krahasohemi me rajonin. Në rajon janë po kështu. Nuk kam parë që pagat e deputetëve të jenë sa të mësuesve apo të mjekëve. Nuk kam parë në asnjë vend të Evropës, nuk kam parë askund. Ideja se deputetët janë kot e ka bazën tek gjithë pabesia historike që partia ish-Demokratike i ka bërë politikës me gjithë atë llum, me gjithë ato akuza, shpifje e maskarallëqe, e transformim të gjuhës nga gjuha normale e intelektualëve e akademikëve që jeni në jetën normale, në një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me asnjë nga ato që doni që fëmijët tuaj të mësojnë”, iu drejtua Rama deputetëve të opozitës.

Kryeministri theksoi se, një pjesë e mirë e deputetëve në sallë e meritojnë atë pagë me respekt, madje jetojnë me atë page, ashtu sikundër u shpreh se, mund të kishte ndonjë që nuk duhet të ishte në Parlament fare, por prapa diellit.

“Ky nuk është vendi i llumit, por i njerëzve normalë”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.