🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.69 ▼1.95%
ARI 4,733 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,769 ▼ -0.73% ETH $2,153 ▼ -2.77% XRP $1.4536 ▼ -1.38% SOL $89.6400 ▼ -1.44%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.69 ▼1.95 % ARI 4,733 ▲2.75 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.69 ▼1.95 % ARI 4,733 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti BB për Shqipërinë: Rritja ekonomike u mbështet nga investimet private

Banka Botërore prezantoi të premten Raportin e Rregullit Ekonomik për Europën Juglindore. Raporti fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Europës Juglindore dhe faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike.

Prezantimi për Shqipërinë dhe diskutimet për raportin u zhvilluan në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë, ku ishte e pranishme  Drejtoresha e BB-se për Shqipërinë Tahseen Sayed .

Gjatë prezantimit Sayed tha se, ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 % në 2015, e mbështetur nga investimet e fuqishme private.

“ Ritmi i rritjes pritet të vazhdojë të rritet gradualisht në 3.2 % në 2016 dhe 3.5 % në 2017. Investimet për Gazsjellësin Trans-Adriatik dhe një hidrocentral në Shqipërinë e Jugut do të ndikojnë në rritjen e kërkesës së brendshme. Ndërsa konsolidimi fiskal vijon rrugën e tij, shpenzimet qeveritare priten të reduktohen. Borxhi publik pritet të ulet në 2016, si rezultat i masave fiskale të aprovuara në ligjin e buxhetit për 2016”- tha ajo duke cituar raportin e BB.

Ndërsa  ekonomistja për Shqipërinë Ilda Shijaku vuri në dukje, se investimet kanë ndihmuar në rritjen e punësimit me 1.9%. Ndërsa eksportet mbeten faktor kryesor në rritjen ekonomike te vendit.

SIpas saj, sektorët e bujqësi, turizëm jane fusha me potencial ende të pashfrytëzuar për sa i përket kapaciteteve në rritjen e punësimit, eksporteve, qe do te mbeshtesnin rritjen ekonomike ne te ardhmen.

Duke u ndalur në politikën e Bankës Qëndrore, Shijaku theksoi se, politika monetare dhe fiskale po ecin brenda kuadrit të parashikuar, ndersa kerkohen ide dhe projekte të reja për qarkullimin e likujditetit të bollshem që kanë bankat, për kreditim.

Duke folur për skandalin “Panama Papers”, Drejtorja e BB-së Sayed tha se, ky është një fenomen global, të cilin do ta adresojnë sëbashku me FMN në mbledhjen e pranverës në Washington. Sa i përket ekonomisë në Shqipëri, ajo tha se duhet një mjedis i përshtatshëm për biznesin.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore del dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhim Fiskal të rajonit, Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore. Raporti i fundit i BB mbi ekonominë në Europën Juglindore, që u prezantua në janar 2015, vlerësoi se ekonomia e Shqipërisë ka vijuar të zgjerohet gjatë gjysmës së parë të 2015, si rezultat i investimeve të brendshme të mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.