IntervistaPolitika

Raportuesi për Shqipërinë në PE, kritika Beogradit për gjuhën e përdorur

Raportuesi-per-Shqiperine-ne-PERaportuesi i ri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi se është shokuar nga ajo që pa në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Në një intervistë për “Top Channel”, ai kritikon Beogradin për gjuhën e përdorur ndaj Tiranës, ndërsa thekson se palët duhet të shikojnë brenda vetes, çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet ndryshuar.

Debati më i nxehtë në vend është ndeshja e ndërprerë e futbollit Serbi-Shqipëri. Cili është mendimi juaj për çfarë ndodhi?

O Zot! Kam parë vetëm figurën në një televizion dhe nuk kuptova asnjë fjalë të vetme. Ajo që pashë ishte britma mjaft e gjatë me zë të lartë e njerëzve serbë atje. Pashë fishekzjarre. Më vonë mësova se tifozët shqiptarë nuk ishin lejuar për të qenë në stadium, kështu që, pak a shumë, ishte veç pala serbe atje. Pashë këtë ‘drone’ me një flamur, mbase provokues, të Shqipërisë së Madhe, që nuk ishte gjithashtu sportive dhe e ndershme. Tashmë varet nga arsyeja pse u ndal loja. Nëse është për shkak të fishekzjarreve, atëherë 3 pikë për Shqipërinë. Por, nëse nuk është ky rasti, e kjo mbetet për t’u parë këtë fundmuaji, atëherë, ose do duhet të përsëritet ajo lojë, ose do të shohim se çdo të na thotë UEFA. Nëse ndodh përsëritja në Beograd, ata duhet të tregojnë se mund të organizojnë më mirë. Nëse në Tiranë, unë shpresoj vërtet se njerëzit nuk do të hakmerren, por do të jenë të lumtur të fitojnë një ndeshje të bukur futbolli.

Simbolet shqiptare u lajmërua se nuk do të lejoheshin në atë stadium dhe Shqipëria nuk është Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore dhe as Serbia pas 1999, që të druhet për t’i përdorur në ndeshjet e kombëtares. A e konsideroni profesionale këtë nga autoritetet pritëse?

Unë mund t’ju them vetëm se ajo çfarë pashë në ekran, nuk m’u duk shumë profesionale. Në të tilla ngjarje është pjesë përbërëse që ju si tifoz, apo dhe si lojtar, të jeni të veshur sportiv me ngjyrat e ekipit tuaj. Kjo duhet të lejohej. Nëse nuk jeni në gjendje të organizoni në banesën tuaj një ndeshje futbolli me kushte normale si kudo në Europë, atëherë duhet të mendojmë se ky nuk është as vendi dhe as shteti i duhur për të qenë pjesë e një kampionati të tillë. Unë nuk e kam parë se çfarë kanë bërë ata jashtë stadiumit, por brenda stadiumit, nuk pashë në televizor të kishte dhe aq shumë policë.

Pas ndeshjes pati përshkallëzim të dhunës ndaj bizneseve të pakicës shqiptare. Mediat serbe i referohen Bashkimit Europian kur fajësojnë Shqipërinë, madje me tituj fyes quajnë fajtor vëllanë e kryeministrit Rama, i cili, ndryshe nga homologu serb, vijon të shprehet se do të vizitojë Beogradin. Si mendoni se ndikojnë këto për vizitën e planifikuar?

Unë do të isha shumë i lumtur nëse Kryeministri Rama do të shkonte, ashtu siç ishte planifikuar, në Beograd, nëse zoti Vuçiç dhe zoti Rama do të merreshin vesh në një mënyrë të civilizuar dhe nuk do të akuzonin njëri-tjetrin, siç veproi Qeveria e Beogradit, por të shihnin brenda vetes me syrin se çfarë duhet bërë e duhet ndryshuar.

A duhet të kërkojë falje Rama, meqë e kërkon zoti Vuçiç?

Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj këtë kërkesë, sepse kjo nuk është një çështje shtetesh. Nuk është një çështje qeverish. Është një çështje që lidhet me një situatë të veçantë të njerëzve në një stadium futbolli. Nëse duhet kërkuar falje, kjo kërkon trajtim të kujdesshëm, nga të dy palët, sepse fishekzjarret dhe brohoritjet nuk shkojnë në një mjedis të ndershëm loje, që nuk ishte fare. E sigurt që nuk ishte sepse e pashë në ekran. Edhe flamuri i Shqipërisë së Madhe ishte provokim për Beogradin siç e dimë të gjithë. Kjo u përket individëve që të marrin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë. Por, kjo nuk është një çështje shtetesh. Është një lojë futbolli, që shkoi si mos më keq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button