☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,547 ▼0.98%
DOW 46,317 ▼0.76%
NASDAQ 21,661 ▼1.53%
NAFTA 116.12 ▲3.3%
ARI 4,669 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,876 ▼ -2.64% ETH $2,069 ▼ -4.16% XRP $1.2975 ▼ -3.79% SOL $78.5200 ▼ -4.54%
S&P 500 6,547 ▼0.98 % DOW 46,317 ▼0.76 % NASDAQ 21,661 ▼1.53 % NAFTA 116.12 ▲3.3 % ARI 4,669 ▼0.34 % S&P 500 6,547 ▼0.98 % DOW 46,317 ▼0.76 % NASDAQ 21,661 ▼1.53 % NAFTA 116.12 ▲3.3 % ARI 4,669 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Reagime pas urdhrit të ri për transgjinorët në ushtri

Presidenti Trump shkaktoi habi me njoftimin e tij të mërkurën përmes një postimi në Twitter, ku bënte të ditur se individë transgjinorë nuk do të lejoheshin më të shërbenin në radhët e ushtrisë, në asnjë kapacitet.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders iu përgjigj pyetjeve në lidhje me këtë vendim të presidentit:

“Presidenti ka shprehur shqetësim që kur hyri në fuqi kjo politikë e administratës Obama, por gjithashtu ka nënvizuar koston e madhe kohore dhe monetare dhe pas konsultimeve me ekipin e sigurisë kombëtare arriti në përfundimin se ajo dëmton gatishmërinë dhe unitetin e ekipeve ushtarake”.

Vendimi u mor një ditë para afatit të fundit për daljen e rregulloreve të reja mjekësore të ushtrisë, ku pritej të përfshiheshin masa për akomodimin e transgjinorëve. Disa ligjvënës reaguan me habi:

“Ata janë qenie njerëzore, kanë çdo të drejtë dhe nuk shoh asgjë të keqe nga kjo,” tha Senatori Orrin Hatch.

“Vendimet e gjykatës kanë qenë të qarta për sa u takon të drejtave të trangjinorëve. Mendoj se është e rëndësishme t’i kemi në radhët e ushtrisë, pasi duan t’i shërbejnë atdheut dhe ta bëjnë këtë në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare,” tha Senatori Dick Durbin.

Aktivistët për të drejtat e transgjinorëve thanë se njoftimi ishte një kthim i madh prapa:

“Kur u hoq rregulli që ndalonte homoseksualët në 2016, Shtetet e Bashkuara u bënë një ndër 18 vende, ndër të cilat aleatët e tyre të afërt: Australia, Kanadaja, Anglia dhe Izraeli, të cilët lejojnë transgjinorët të shërbejnë pa fshehur identitetin e tyre. Ishte një moment i pabesueshëm për barazinë në këtë vend,” thotë aktivisti David Kilminick.

Joanne Horton është veterane transgjinore e Luftës II Botërore.

“Nuk kam takuar më parë gra transgjinore gjatë shërbimit ushtarak. Ndoshta, ashtu si unë ato e fshinin këtë identitet. Sot është pak më ndryshe. Njoh shumë gra transgjinore që kanë shërbyer gjatë luftës në Kore dhe në Vjetnam. Transgjinorët janë të pranueshëm për të rrezikuar jetën për vendin, por nuk janë të pranueshëm të shfaqin identitetin e tyre”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë hollësi mbi mënyrën si do ndikohen transgjinorët në shërbim aktiv ushtarak, por vetëm se do të punojë me Pentagonin për ta zbatuar urdhrin në përputhje me ligjin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.