🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,723 ▲0.36%
DOW 47,082 ▲0.29%
NASDAQ 22,464 ▲0.4%
NAFTA 94.22 ▲1.9%
ARI 5,004 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,210 ▲ +0.51% ETH $2,328 ▲ +1.42% XRP $1.5187 ▲ +0.6% SOL $94.4400 ▲ +0.53%
S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 % S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Reagimi i parë pas dorëheqjes, ja çfarë deklaron Zv.Kryeministrja teknike Mandija

Zv.Kryeministrja Ledina Mandija ka folur për herë të parë pas dorëheqjes nga ky post në lidhje me raportin e përpiluar nga ajo dhe teknikët e tjerë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Mandija deklaron se materiali prej mëse 100 faqesh i është dorëzuar edhe ndërkombëtarëve.

“Në përfundim të procesit zgjedhor materiali përmbledhës që pasqyron gjetjet dhe konkluzionet e ministrive dhe të institucioneve të tyre të varësisë, dërguar me shkrim apo të diskutuara në mbledhjet e Task-Forcës, përbën produktin përfundimtar të punës që i shpërndahet anëtarëve të Task-Forcës, subjekteve zgjedhorë, OJF me objekt veprimtarie në fushën e zgjedhjeve si dhe partnerëve ndërkombëtarë e pjesëmarrësve të tjerë në proces.”- deklaron Mandija.

Sipas Ledina Mandija raporti do të shërbejë për të gjitha forcat politike në të ardhmen, pasi gjetjet mund të shfrytëzohen për të përmirësuar sistemin zgjedhor.

“Çdo e dhënë në materialin përmbledhës është një pasqyrim i saktë, i konsoliduar dhe sistematik i të gjithë informacionit dhe raportimeve në kohë të bëra veçmas nga secila ministri, si organ kushtetues, në përputhje me sferën e përgjegjësisë shtetërore që mbulon.

Ky material do të shërbejë në të ardhmen për forcat politike, por edhe për institucionet shqiptare që të reflektojnë lidhur me sjelljen institucionale dhe politike si dhe për të kryer ndryshimet e duhura në kuadrin ligjor me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike në të mirë të qytetarëve shqiptarë” shprehet Mandija.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.