☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,542 ▼0.76%
DOW 46,220 ▼0.45%
NASDAQ 21,685 ▼1.12%
NAFTA 93.92 ▲3.99%
ARI 4,440 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,431 ▼ -3.34% ETH $2,079 ▼ -5.09% XRP $1.3758 ▼ -3.54% SOL $87.8200 ▼ -5.87%
S&P 500 6,542 ▼0.76 % DOW 46,220 ▼0.45 % NASDAQ 21,685 ▼1.12 % NAFTA 93.92 ▲3.99 % ARI 4,440 ▼2.47 % S&P 500 6,542 ▼0.76 % DOW 46,220 ▼0.45 % NASDAQ 21,685 ▼1.12 % NAFTA 93.92 ▲3.99 % ARI 4,440 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Reagon Zyra e Kryeministrit: EULEX’i nuk mund ta kontestojë ligjin për Trepçën

Këshilltari i Kryeministrit, Besnik Berisha ka thënë se Ligji për Trepçën nuk mund të kontestohet për kah ana Kushtetuese nga ndonjë gjyqtar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Sipas tij, i vetmi institucion kompetent për interpretimin e përshtatshmërisë së një ligji apo akti nënligjor është Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Ligji për Trepçën është në përshtatshmëri të plotë kushtetuese dhe i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë siç pretendohet në këtë komunikatë”, ka deklaruar Berisha.

Dhoma e Posaçme, ka shtuar ai, nuk ka autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe i nënshtrohet interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj pretendimi i një gjyqtari apo kushdo qofshin ata, mund të jetë një opinion personal që mund të shkaktojë një konfuzion, por asesi nuk mund të ndryshon statusin e Ligjit për Trepçën”, ka thënë Berisha, për Radio Evropa e Lirë.

Reagimi i tij ka pasuar një komunikatë të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ku thuhet se një gjyqtar i Supremes nga EULEX-it konstaton se Ligji për Trepçën është antikushtetues.

Sipas këtij njoftimi thuhej se deri te ky konstatim ai ka ardhur duke u mbështetur në arsyet të cilat bazohen në të drejtat themelore që e garantojnë pronën.

“Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës”, ka arsyetuar ai konstatimin e dhënë.

Së dyti, sipas tij, “pas shpalljes, Ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi dhe se ai i nxjerrë asetet e vlefshme nga Ndërmarrja Shoqërore, Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80 për qind e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20 për qind në pronësi private”.

Krejt në fund, ky gjykatës i EULEX-it thotë se shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.

“Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet”, vjen në përfundim ky gjykatës i EULEX-it.

Ligji për Trepçën është kontestuar edhe nga Lista Serbe, por Gjykata Kushtetuese e kishte vlerësuar këtë Ligj si Kushtetues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.