Reali konfirmon diagnozën e Courtois, belgu qëndron gjashtë javë jashtë fushave
Thibaut Courtois do të qëndrojë jashtë fushave për gati gjashtë javë. Pas kontrolleve të imtësishme në ditën e sotme stafi i mjekëve të klubit spanjoll kanë vënë re një dëmtim serioz në muskulin e kofshës së djathtë.
Courtois ishte titullar për Los Blancos në ndeshjen e së martës së kaluar në stadiumin “Etihad” dhe luajti 45 minutat e para, duke bërë disa pritje mbresëlënëse pa treguar shenja dëmtimi. Por në pushim mes pjesëve ai kërkoi zëvendësim pasi ankoi një dëmtim në kofshë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.