Politika

Reforma në Drejtësi, Lu apel politikanëve

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i ka bërë sërish apel politikanëve shqiptarë që të përmbyllin Reformën në Drejtësi.

Gjatë fjalës së mbajtur në eventin me të rinjtë, “Historia amerikane në sytë e të rinjve”, Ambasadori u shpreh se Shqipëria po kalon në faza shumë të mira ndryshimi, duke përmendur Reformën në Drejtësi, për të cilën Lu tha se po punohet.

“Shqipëria po kalon në faza shumë të mira ndryshimi. Këtu mund të përmend Reformën në Drejtësi, për të cilën po punohet. Shpresoj që të mbani shënime, t’i mbani në mendje këto, të punoni ditë e natë, muaj e vite, për ta ndërtuar dhe zbatuar këtë reformë, për të patur ndryshime në të ardhmen. Këtë gjë ua drejtoj edhe politikanëve shqiptarë”, tha Ambasadori Lu përpara të rinjve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button