☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.95 ▼1.67%
ARI 4,724 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,615 ▼ -0.17% ETH $2,141 ▼ -2.24% XRP $1.4511 ▼ -0.64% SOL $88.9900 ▼ -0.94%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.95 ▼1.67 % ARI 4,724 ▲2.56 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.95 ▼1.67 % ARI 4,724 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma në drejtësi – Mblidhet grupi i ekspertëve, mungon opozita

Grupi i ekspertëve të lartë për reformën në drejtësi ka vijuar të hënën në kryesinë e Kuvendit mbledhjen e radhës, pa praninë e përfaqësuesve të opozitës.

Dita e sotme është afati i fundit për përmbylljen e draftit, ku pritet të reflektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për projektin e ndryshimeve kushtetuese.

Nga nesër, ky projekt i ripunuar parashikohet t’i kalojë për miratim komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi.

Mungesa e opozitës në mbledhje lidhet me kundërshtimin e saj për disa pika të draftit, ky kryesor është zgjedhja e drejtuesve të institucioneve të larta të drejtësisë. Propozimi i PD-së parashikon votimin e tyre me shumicë kushtetuese, me 2/3 e anëtarëve të Kuvendit, gjë që kundërshtohet nga maxhoranca, e cila kërkon votim me shumicë të thjeshtë, 3/5-n e votave.

Në kushtet kur reforma ndodhet në afatet kohore limit, palët politike, por sidomos faktori ndërkombëtar po bën përpjekje të ethshme për gjetjen e mirëkuptimit dhe arritjen e një kompromisi të domosdoshëm për këtë reformë, mjaft të rëndësishme për Shqipërinë në ecurinë e saj drejt procesit të integrimit në BE.

Më herët, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu u takua në Presidencë me Presidentin Bujar Nishani. Mendohet se në fokus të takimit është mungesa e konsensusit për draftin e reformës në drejtësi, i cili duhet të përmbyllet brenda ditës së sotme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.