Politika

Reforma ne drejtesi, nesër mblidhet komisioni

Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi do të mblidhet nesër. Vetë kryetari i saj, Fatmir Xhafaj njoftoi për mbledhjen. Sa i takon vendeve të rezervuara  Xhafaj tha se nuk është  përkufizuar nga Venecia si zgjidhje dhe se ishte kundër ndërhyrjes politike në pushtetin e së drejtës megjithatë la të hapur negociatat për mundësinë e një marrëveshjeje

Fatmir Xhafaj: “Sot në mëngjes shpërndamë draftin e komisionit. Nesër mblidhet komisioni. Do të shqyrtojë e votojë nen për nen e në tërësi draftin. Drafti që do të jetë në tavolinë  është reflektim mbi draftin e paraqitur në komision në datën 4 maj dhe i është nënshtruar një votimi në parim.”

Po për vendet e rezervura?

Fatmir Xhafaj: Vendet e rezervuara nuk janë propozim i ndërkombëtarëve, por është formulë në funksion të nevojës seleksionuese brenda trupave parlamentare. Vendet e rezeruvuara nuk ka qenë kurrë e dakordësuar mes palëve dhe nuk është definuar nga Venecia si zgjidhje.  Institucionet të ndahen mes partive. Që do të thotë PS të ketë të vetët në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorirsë, PD të vetët, dhe LSI të vetët. Kjo zgjidhje në KQZ është problematike dhe KQZ është bërë shpesh pjesë e votimit politik sipas përzgjedhjes që kanë bërë partitë. Por KQZ është ndërtuar si organ politik, ndërsa Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Pokurorisë janë qeveritë e një pushteti tërësisht të pavarur ku influenca politike do të ishte cënim i pavarësisë së tyre

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button