Kosova

Refuzohen ish-luftëtarët me libreza të veteranëve të UÇK-së

Shkëlzen e Bekim Gashi nga Komuna e Klinës janë shprehur tepër të revoltuar, ngase emri i tyre nuk gjendet në listat e veteranëve të Zonës Operative të Pashtrikut.

listat-e-veteran-euml-ve-t-euml-u-ccedil-k-m-euml-20-shkurt_hdTë dytë kanë qenë aktivë në luftë dhe kanë marrë pjesë në disa beteja, ndërsa emrat e tyre nuk gjenden në asnjë kategori, as veteranë, pjesëtarë apo pjesëmarrës. Të dy këta ish-ushtarë të UÇK-së kanë libreza të veteranit të nxjerra pas luftës, të lëshuara nga organizatat e veteranëve të luftës, shkruan sot Koha Ditore.

“Emrat tonë nuk janë në asnjë kategori, s’e di pse ka ndodhur kjo, ne kemi aplikuar normalisht dhe nuk e di pse kanë ndodhur këto gjëra”, kanë thënë Shkëlzeni e Bekimi. Ata nuk dëshirojnë ta komentojnë më gjatë këtë, me arsyetimin se ndoshta mund të rregullohet diçka në procesin e ankesave.

Fadil Gashi, ish-komandant i Kompanisë nr 1 të Batalionit 4, brigada 122 “Ymer Krasniqi” të Zonës së Pashtrakut, thotë se janë duke analizuar listën pas publikimit të tyre dhe se me kohë do të dalin me qëndrime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button