Kosova

Rënia e vlerës së euros prek 30% të kursimeve pensionale

Një e treta e Trustit të Kursime Pensionale të Kosovës ka shënuar rënie për shkak të uljes së vlerës së euros, ditëve të fundit, shkruan sot Koha Ditore.

TrustiMegjithatë, drejtuesit e Trustit të Kursimeve besojnë që investimet që i kanë të denominuara në dollarë do të neutralizojnë rënien e investimeve që i kanë në euro.

Aktualisht Trusti i Kursimeve Pensionale ka nën menaxhim 1 miliard e 92 milionë euro. Investimet e denominuara në euro janë në vlerën e 350 milionë eurove.

Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë se rreth 34 për qind të investimeve të FKPK-së janë në instrumente financiare të denominuara në euro. Por, sipas tij, pjesa dërrmuese e mjeteve që janë të investuara në instrumente financiare jo të denominuara në euro kanë mbrojtje ndaj lëvizjeve valutore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button