Reshjet e dëborës bllokojnë rrugët, policia i bën thirrje qytetarëve
Reshjet intensive të dëborës kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Elbasanit.
Kështu rrugën Përrenjas- Qafë Thanë janë të kalueshme me shumë vështirësi, vetëm falë zinxhirëve.
“Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.”- njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.