🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,937 ▲ +1.08% ETH $2,012 ▲ +1.15% XRP $1.3383 ▲ +0.84% SOL $83.0300 ▲ +0.55%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rezerva, 2.9 mld euro. BSH, 1.8 mld euro për qeveritë e huaja

Shqipëria ka rreth 3 miliardë euro rezerva ndërkombëtare në valutë të huaj. Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, rezerva valutore e vendit është rritur me mbi 150 milionë euro. Por ku ruhen kursimet e Shqipërisë?

Autoriteti që administron rezervën valutore është Banka e Shqiperisë. Të dhënat tregojnë se banka e ka investuar pjesën dërrmuesen të saj, rreth 1 miliard e 860 milionë euro, në letra me vlerë të qeverive të huaja.

Por banka nuk lejohet të investojë në letra me vlerë të çdo qeverie. Për shkaqe sigurie, ligji e detyron atë të blejë vetëm borxhin e vendeve të sigurta, ato të cilat kanë një vlerësim minimalisht më të lartë se 3B+ nga kompanitë e vlerësimit. Për krahasim, vet Shqipëria ka një vlerësim më të ulët sesa ky, ndaj bankës nuk i lejohet të blejë borxhe në valutë nga qeveria shqiptare.

Zëri i dytë ku është investuar rezerva ndërkombëtare janë monedhat dhe depozitat në bankat e huaja qëndrore. Në këto instrumente, Banka e Shqipërisë mban rreth 806 milionë euro, ndërsa dy zërat e fundit janë kuotat në Fondin Monetar dhe shufrat e arit.

Kuotat në FMN vlerësohen rreth 220 milionë euro, ndërsa sasia e arit që disponon Banka e Shqipërisë ka një vlerë prej 58.8 milionë eurosh. Rezerva valutore është një instrument shumë i rëndësishëm. Përmes saj, Banka e Shqipërisë garanton shlyerjen e borxhit të jashtëm, financimin e importeve, por mbi të gjitha stabilitetin e kursit të këmbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.