Ekonomia

Rezoluta për ERE, prioritet konsumatorit

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese do t’i paraqesë Entit Rregullator të Energjisë, (ERE) Rezoluten për veprimtarinë e vitit 2016, ku i rekomandon se për miratimin e tarifave dhe çmimeve të energjisë elektrike, duhet të ketë parasysh, mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, përmirësimin e treguesve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Rezoluta e përgatitur, krahas vlerësimit të aktivitetit vjetor 2015 të këtij institucioni,parashtron dhe rekomandimet për përmirësimin e performancës se ERE-s për këtë vit.

Sipas rezolutës, rekomandohet të trajtohen me përgjegjshmëri e seriozitet ankesat e konsumatorëve dhe veçanërisht të ankesave me objekt “energji e pamatur”, “mbi faturim” dhe “faturimin afrofe” të cilat përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të ankesave, në mënyrë që konsumatori të mos ndjehet i pambrojtur përballë operatorit.

Gjithashtu rekomandohet që të vijojë monitorimi i OSHEE në mënyrë të veçantë në lidhje me transparencën në tregun e energjisë elektrike dhe investimet e kryera nga ky institucion.

Ndërsa sygjerohet marrja e masave te nevojshme për miratimin e “Metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë për prodhuesit e energjisë së hidrocentraleve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button