Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,500 ▲ +0.11% SOL $82.2200 ▼ -0.7%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Rice: Irani me armë bërthamore, një kërcënim për Izraelin dhe SHBA-në

Irani, që posedon armën bërthamore, do të ishte një kërcënim për Izraelin dhe SHBA-në, theksoi dje këshilltarja e presidentit amerikan, Barack Obama, Susan Rice në sfondin e tensioneve mes Uashingtonit dhe shtetit hebre përsa i përket programit bërthamor.

susan-riceAjo rikonfirmoi gjithashtu qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, që theksoi se sa më shumë sanksione të votuara nga Kongresi kundër Iranit do të pengonin bisedimet e ndërmarra me Teheranin.

“Një Iran me armë bërthamore nuk do të ishte thjesht një kërcënim për Izraelin, por është gjithashtu një kërcënim i papranueshëm për SHBA-në”, deklaroi këshilltarja për sigurinë kombëtare para konferencës të Aipac, një lob i fuqishëm pro-izraelit, që priti kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Angazhimi i presidentit amerikan, Obama përkrah Izraelit është i thellë dhe personal. Unë e di këtë sepse e shikoj çdo ditë. E kam parë herën e parë kur e kam shoqëruar senatorin Obama në Izrael në vitin 2008, para zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi Susan Rice.

Benjamin Netanjahu do të mbajë sot një fjalim para Kongresit amerikan, të kontrolluar nga republikanët, për të përsëritur kundërshtimin e tij me zgjidhjen e çështjes bërthamore iraniane nga marrëveshja që po përpiqen të arrijnë Teherani dhe fuqitë e mëdha.

Por Rice ka mbështetur negociatat, që vazhdojnë në Zvicër mes sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe homologut iranian, Mohammad Javad Zarif.

“Nuk ekziston asnjë alternativë në marrëveshjen, nëpërmjet të cilës ne aspirojmë për të penguar për një kohë të gjatë Iranin të ketë armë bërthamore”, theksoi ajo duke refuzuar projektin e disa të zgjedhurve në Kongres për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.