Rikthimi i Italisë në Botëror vlen 18.5 milionë euro, dështimi do të ishte fatal
Pjesëmarrja në Botërorin 2026, që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do t’i sillte Federatës Italiane të Futbollit të ardhura të konsiderueshme, përveçse do të rikthente prestigjin e humbur nga mungesa në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës.
Federata italiane do të arkëtonte 18.5 milionë euro për pjesëmarrjen në Botëror, me një rritje të mundshme deri në 43 milionë euro, nëse fiton trofeun. Për kalimin e mundshëm të grupit, ku bëjnë pjesë edhe Kanadaja, Katari dhe Zvicra, gjithmonë nëse kualifikohet, Italia do të përfitonte 1.7 milionë euro të tjera.
Kontrata me Adidas prej 35 milionë eurosh në vit do të rritej, falë shikueshmërisë më të lartë në Botëror. Edhe pse të ardhurat janë rritur me 50 milionë euro në 5-vjeçarin e fundit, duke prekur rekordin 81 milionë euro nga sponsorët dhe reklamat, hijet e dështimit sportiv mbeten një rrezik financiar konkret.
Në rastin më të keq, nëse Italia eliminohet në Play-off, Federata do të pësonte një humbje prej 6.6 milionë eurosh.
The post Rikthimi i Italisë në Botëror vlen 18.5 milionë euro, dështimi do të ishte fatal appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.