Ekonomia

Rilindja e bujqësisë, Rama: Eksportet në janar u rritën me 15 miliardë lekë

Mbështetja e qeverisë ndaj agrobiznesit dhe industrisë së agropërpunimit, ka bërë që produktet bujqësore të fermerëve shqiptarë të synojnë gjithnjë e më tepër tregun ndërkombëtar, duke rritur cilësinë e tyre.

Mbështetja financiare e ofruar ka mundësuar që fermerët të zgjerojnë dhe modernizojnë hapësirat e kultivimit, si dhe të ruajtjes dhe përpunimit të prodhimeve të tyre, të destinuara për tregun e jashtëm.

Pika e grumbullimit “Hatija” në komunën Kutalli, të Beratit, është një prej bizneseve bujqësore që merret me grumbullimin, përpunimin, konservimin si dhe shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale, fruta perime, fidanë etj në tregjet ndërkombëtare. Drejtuesi i këtij biznesi, Lorenc Hatija është një prej fermerëve përfitues të programit mbështetës, i cili shumën e vënë në dispozicion e shfrytëzoi për ndërtimin e një magazine bashkëkohore frigoriferike, në një pozicion mjaft të favorshëm gjeografik, me qëllim grumbullimin e prodhimit vendas të perimeve. Ai tani i ka të gjitha mundësitë që prodhimeve vendase t’u japi një tjetër standard cilësie, përmes përpunimit, magazinimit e ambalazhimit të tyre, në kushte tërësisht moderne, sipas kërkesave të tregut ndërkombëtar.

Për të parë nga afër lehtësitë që programi mbështetës krijon për fermerët, ishte në pikën e grumbullimit, “Hatija”, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore Juliana Memaj dhe deputetë dhe drejtues lokalë të zonës.

12523992_10153588416211523_8063325042199055816_nDrejtuesi i firmës Lorenc Hatija u shpreh optimist për ndihmën e përfituar, duke treguar se falë saj ai arriti të rrisë numrin e të punësuarve indirekt nga 1000 vetë në 2700 vetë. Gjithashtu përmes ndihmës së qeverisë ai ka arritur të dyfishojë edhe kapacitetin e prodhimit, si dhe atë të ruajtjes dhe magazinimit, duke e çuar në 7-8 mijë ton sasinë e prodhimit për eksport. “Nga tetori 2015 kemi kaluar në 3000 tonë. Tani kemi mbidyfishim, në mall dhe në të gjitha. Nga fillimi i 2015, që kishim rreth 3000 tonë, tani e kemi 7-8 mijë ton vetëm eksport, 100 % eksport.” u shpreh Hatija.

Në bisedë me të Kryeministri Edi Rama u shpreh se programet e ndihmës financiare të mundësuara nga qeveria, garantojnë mbështetjen më të madhe që i është dhënë zhvillimit të prodhimit bujqësor, eksporteve dhe punësimit njëkohësisht. “Në janar kemi patur një rritje të eksportit. Nga 1.1 miliardë lekë janarin e kaluar, në 1.5 miliardë lekë këtë janar. Ka një rritje të eksportit dhe ka një rënie të importit të disa prodhimeve bujqësore, që kanë patur një zhvillim më të konsiderueshëm, falë mbështetjes që kemi dhënë. Kemi hapur një cikël komplet të ri për bujqësinë me mbështetjen e qeverisë shqiptare që ka ngritur një Fond garancie dhe me bankat e nivelit të dytë, që falë bashkëpunimit tonë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim janë të gatshme të japin kredi me interesa shumë të favorshme për bujqësinë. Kjo e kombinuar me programin e financimit të ujitjes dhe kullimit, programi më i madh që ka financuar një qeveri shqiptare në këto 25 vjet për të siguruar që pastrohen të gjitha kanalet dhe të sigurohet ujitja dhe kullimi, ne kemi besim se do të na japë një hop cilësor dhe sasior.”

Dëshira e pronarit të firmës “Hatija”, është që atë pjesë të biznesit që e ka ngritur fillimisht në Greqi, ta zhvendosë në komunën Kutalli. Nxitje për këtë është bërë ndihma dhe garancia e dhënë nga shteti, në këto dy vitet e fundit, të cilën ai e ka prekur nga afër.

782f308e-916f-4475-ad56-3347e7a26e8f“Të njëjtin biznes e kam ngritur në Greqi. Me këtë që po shoh këto dy vitet e fundit, shpresoj ta zhvendos të gjithë biznesin tim këtu. Shoh ndihmën dhe garancinë që kemi këtu nga shteti. Zona që kemi këtu është një zonë me prodhimtari që sa vjen e rritet. Nga vjet, sivjet e kemi dyfishuar prodhimin. Nga tre milion euro që ka qënë xhiro e kemi çuar në 7-8 milion euro. Shpresoj ta dyfishojmë këtë në ndërtesa dhe çdo gjë.” u shpreh Lorenc Hatija.

Kryeministri inkurajoi edhe njëherë fermerët që për të mirën e tyre financiare e për të përfituar sa më shumë nga skemat e ndihmës, të pajisen me NIPT. “Ne kemi bërë një sakrificë buxhetore, në kuptimin e përgjithshëm të buxhetit, duke vazhduar të rimbursojmë 20% të prodhimit, në mënyrë që të nxisim formalizimin dhe qoftë për ju, qoftë për të gjithë ata që prodhojnë në fushë, është shumë e rëndësishme që të jenë të formalizuar, në mënyrë që të përfitojnë 20% e rimbursimit. Ata që kanë marrë NIPTI-n përfitojnë shumë më tepër se më parë.”

Sipas drejtuesit të firmës Hatija, kjo ndihmë e ofruar ka dhënë frytet e veta edhe tek shumë fermerë të tjerë, të cilët kanë rritur ndjeshëm sipërfaqet e serave, ndërkohë që janë ndërgjegjësuar përsa i përket pajisjes me NIPT. Gjithashtu, kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore informoi se janë 2700 fermerë që bashkëpunojnë me këtë pikë grumbullimi dhe jo vetëm të zonës Kutalli, por edhe më gjerë.

“Kjo është një ndihmë shumë e madhe edhe për ne. Serat janë shtuar në maksimum, sepse fermerët kanë një garanci për prodhimin. Sivjet fermerët janë 100 % janë plotësuar me NIPT.” – u shpreh drejtuesi i kësaj pike grumbullimi.

Rama inspekton rehabilitimin e digës së Duhanasit

Rama inspekton rehabilitimin e digës së DuhanasitDiga e Duhanasit në Berat, një nga më të mëdhatë në vend, i është rikthyer funksionimit normal të saj, pas një investimi të rëndësishëm që u ndërmor për rehabilitimin e trupit të digës, si dhe përmirësimin dhe modernizimin e parametrave të sigurisë në përputhje me standardet ndërkombëtare për sigurinë e digave.

Financimi i realizuar në kuadër të Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes i dha zgjidhje përfundimtare pasojave të rënda nga dëmtimet alarmante në rezervuarin e Duhanasit.
Rehabilitimi i digës së Duhanasit garanton rritjen e sigurisë së digës dhe ndikon në përmirësimin e furnizimit me ujë të skemës së Duhanasit. Ky investim garanton sigurinë e digës dhe ruan nga përmbytja tokat e fshatit Uznovë dhe jetën e qindra banorëve që ndodhen poshtë digës.

Kryeministri Edi Rama pa nga afër investimin e realizuar për këtë rezervuar. Drejtuesi i punimeve informoi se përveç rritjes së sigurisë, është rritur edhe kapaciteti ujëmbledhës, i cili do të shërbejë për ujitjen. “Ka rritur ndjeshëm sigurinë e digës dhe sigurinë e popullatës që jeton afër kësaj vepre. Njëkohësisht ka rritur kapacitetin ujëmbledhës të saj dhe shton numrin e hektarëve me ujitje për zonën këtu.”

Kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi i financimeve për rehabilitimin dhe ristrukturimin e infrastrukturës së digave dhe sistemimit të kanalizimeve është që të garantojë ujitjen dhe kullimin në çdo metër tokë ku punojnë fermerët. “Ky rezervuar nga një spot i rrezikshëm, tani është i garantuar dhe na jep mundësinë që të vazhdojmë pjesën tjetër të investimit. Ajo që duam të arrijmë është që në të gjithë zonën e Beratit, me që jemi në Berat, ta garantojmë që kudo që ka njerëz që punojnë tokën, të kenë ujin dhe që të kenë kullimin. Kjo është gjëja që duhet të arrijmë. Nuk duhet të lëmë asnjë metër tokë pa ujë dhe pa kulluar”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button