☁️
Tiranë 22°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 80.35 ▼0.5%
ARI 4,348 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,110 ▲ +0.58% ETH $1,764 ▲ +2.71% XRP $1.2262 ▲ +3.68% SOL $73.7600 ▲ +3.92%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 80.35 ▼0.5 % ARI 4,348 ▼0.09 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 80.35 ▼0.5 % ARI 4,348 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Amerika

Rinisim sulmet nëse Teherani s’pranon marrëveshje, Hegseth: Do të bllokojmë portet e Iranit për aq kohë sa të jetë e nevojshme

“Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë portet iraniane për aq kohë sa të jetë e nevojshme”- kështu u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth duke kërcënuar me sulme të reja nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje paqeje.

“Nëse Irani zgjedh keq, atëherë do të ketë një bllokadë dhe bomba që do të bien mbi infrastrukturën dhe objektete e energjisë”- deklaroi Hegseth gjatë një konference për shtyp në Pentagon së bashku me Shefin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjeneralin Dan Caine.

Forcat amerikane filluan bllokimin e porteve iraniane të hënën, pasi bisedimet e paqes në Pakistan përfunduan pa një marrëveshje një ditë më parë. Caine, oficeri më i lartë ushtarak amerikan tha se bllokada vlen për të gjitha anijet, pavarësisht kombësisë, që shkojnë drejt ose dalin nga portet iraniane.

“Nëse nuk i përmbaheni kësaj bllokade, ne do të përdorim forcën”- u shpreh gjenerali. “Deri tani, 13 anije kanë bërë zgjedhjen e mençur dhe janë kthyer mbrapsht”- shtoi ai.

Ndërkohë, Hegseth duke iu drejtuar drejtpërdrejt udhëheqësve iranianë tha se SHBA e di se çfarë asetesh ushtarake po zhvendosin dhe ku po i zhvendosin ato.

Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila është përgjegjëse për forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se Uashingtoni po e përdor armëpushimin për t’u riarmatosur dhe për të përshtatur taktikat, teknikat dhe procedurat e saj.

/rtsh.al/

The post Rinisim sulmet nëse Teherani s’pranon marrëveshje, Hegseth: Do të bllokojmë portet e Iranit për aq kohë sa të jetë e nevojshme appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.