Politika

Ristani: Protesta kundra Ilir Metës të enjten paqësore, ftojmë të rinjtë të na bashkohen

Partia Demokratike u ka bërë thirrje të rinjve të Forumit Rinor të PD, (FRPD) të bashkohen në protestën e ditës së enjte. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani dhe deputetja Jorida Tabaku të ndodhur mes të rinjve demokratë kanë inkurajuar ata në kauzën e tyre.

Arben-Ristani3Ristani u shpreh se aktualisht vendi ka një kryeparlamentar të akuzuar për vrasje që nuk mund të qëndrojë më në atë post.

“Kemi sot një kryeparlamentar që akuzohet për vrasje dhe ai duhet të japë dorëheqjen dhe të gjithë ju duhet të bashkoheni në protestën e ditës së enjte”.

Të rinjtë e ndërpresin Ristanin me thirrjet; “Meta ik!”.

Ristani vijon fjalën, “Të gjithë ju bashkë me shokët e shoqet tuaja të enjten në protestë. Në mënyrë që drejtësia të mos jetë e manipuluar. Po u ndalët ju nuk do shkojnë gjërat mirë. Ndaj merrni shoqet dhe shokët dhe ejani”.

Gazetarët e pyesin Ristanin nëse protesta do të jetë paqësore. “Absolutisht që do të jetë paqësore”, garantoi Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button