☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,027 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,177 ▲ +0.2% ETH $2,325 ▲ +0.15% XRP $1.3022 ▲ +0.82% SOL $100.9400 ▼ -0.03%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,027 ▼0.29 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,027 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: Borxhi i lartë dhe varësia nga bankat, rreziku i ekonomisë shqiptare

FMNFondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon konsolidimin fiskal që do të vijë gjerësisht përmes masave në drejtim të të ardhurave dhe eliminimin e subvencioneve të energjisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion ekonomik” jep një panoramë të politikave fiskale, duke veçuar sfidat dhe duke dhënë rekomandime për politikat që duhen ndjekur.

Për Shqipërisë sfida kryesore, theksohet në raport se është borxhi i lartë dhe nevojat e financimit, të cilat janë gjerësisht të varura nga bankat. Raporti rekomandon konsolidimin fiskal që do të vijë gjerësisht përmes masave në drejtim të të ardhurave dhe eliminimin e subvencioneve të energjisë. Ekspertët e FMN-së thekojnë se subvencionet e energjisë janë një mënyrë shumë jo eficiente për të shpenzuar paratë publike. Për të gjithë rajonin, raporti rekomandon që konsolidimi fiskal duhet të plotësohet nga ndryshime në përbërjen e tij, duke reduktuar në veçanti peshën që zënë shpenzimet korente. Kontrollet në sektorin e gjerë publik duhet gjithashtu të përmirësohen, teksa shpenzimet sociale dhe subvencionet vazhdojnë të komplikojnë planifikimin e buxhetit në disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Në pjesën më të madhe të vendeve masat në drejtim të të ardhurave duhet të shihen si një plotësues për rregullimet që ndodhin në kahun e shpenzimeve. Reformat strukturore fiskale duhet të përqendrohen në zgjerimin e bazës së taksapaguesve dhe luftën ndaj ekonomisë informale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.