☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.15 ▲1.31%
ARI 4,771 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,769 ▲ +0.61% ETH $2,193 ▲ +0.25% XRP $1.3374 ▲ +0.09% SOL $83.3700 ▲ +1.36%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.15 ▲1.31 % ARI 4,771 ▼0.97 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.15 ▲1.31 % ARI 4,771 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Sporti

Robert Lewandowski i afrohet Milanit, por në mes është edhe Juventusi

Polaku është në fund kontrate me Barcelonën dhe kërkon një tjetër sfidë në një qytet të madh të Europës. Igli Tare do ta merrte pa paguar për kartonin.

Për të plotësuar ambiciet europiane, pas ngjitjes në kampionat, Milani ka nevojë për një qendërsulmues me famë ndërkombëtare, siç është Robert Lewandowski. Mes Gjermanisë dhe Spanjës ai ka shënuar 565 gola, shifra të jashtëzakonshme, shumë përpara sulmuesve aktualë të Milanit.

Boshllëku i zonës do të mbushej me ardhjen e polakut, i cili ka mbushur 37 vjeç dhe këtë sezon ka shënuar 12 gola, më shumë se sulmuesit që kuqezinjtë kanë në skuadër. Kontrata e Lewavndowskit me Barcelonën skadon në verë dhe Milani do ta merrte me parametra zero.

Menaxherët e sulmuesit po punojnë për destiancionin e rid he shohin Milani si një pistë reale. Pas Mynihut e Barcelonës, Lewa kërkon një tjetër piacë europiane dhe Milano është i tillë. Sulmuesi kërkon një tjetër sfidë dhe për Milanin, që synon rilindjen ndërkombëtare, do të ishte i vlefshëm. Polaku ka vendosur të lëvizë, por në Itali mund të zgjedhë edhe Juventusin, që interesohet prej kohësh për të.

Paga e lojtarit është e lartë, por Milani do të bëjnë llogaritë e tyre. Lewandowski do t’i shtonte skuadrës gola në mënyrë konstante dhe eksepriencë. Mosha e lojtarit peshon në këtë rast, megjithatë do të zgjidhej kriza e golit, që po e mundon shumë skuadrën e trajnerit Allegri.

The post Robert Lewandowski i afrohet Milanit, por në mes është edhe Juventusi appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.