Amerika

Rokada në administratën e SHBA/ Me ardhjen e Trump largohen 4 mijë persona, njihuni me CV-të e bashkëpunëtorëve të tij kyç

Nga MUSTAFA KELEŞ

Donald Trump i zgjedhur për postin e presidentit të SHBA-ve vazhdon punimet për ti dhënë formësimin e fundit kabinetit të tij ku i kanë mbetur edhe pak ditë për të marrë drejtimin në Shtëpinë e Bardhë. Senati Amerikan këtë javë do të nisë të dëgjojë kandidatët që Trump ka paraqitur për në vendet që kanë nevojë për miratim.

Trump i zgjedhur si presidenti i 45-të i SHBA-ve do të fillojë detyrën zyrtarisht më 20 janar 2017. -Me ardhjen e Trumpit në këtë detyrë afërsisht 4 mijë persona do t’ia lënë detyrën pasardhësve të tyre në qeverinë e re. Në mesin e këtyre personave kryesojnë anëtarët e kabinetit dhe këshilltarët e nivelit të lartë.

Disa emra të cilët Trump i ka paraqitur si kandidatë për pozicione të rëndësishme do të paraqiten në seancën dëgjimore në Senat këtë javë. Emrat që Trump ka njoftuar se do të emërojë apo do të paraqesë si kandidatë janë:

Zv/president Mike Pence
Zv/presidenti i ri dhe krahu i djathtë i Trump, Mike Pence, njihet me qëndrimet e tij konservatore. Para se të zgjidhej zv/president nga ana e Trump, ai ka ushtruar detyrën e guvernatorit të Indiana-s, ndërsa para kësaj detyre kishte përfaqësuar shtetin e Indiana-s në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve.

I arsimuar në fushën e drejtësisë dhe me përvojë pune edhe si prezantues në radio, 57-vjeçari Pence shfaq qëndrim konservator në tema si migrimi, aborti dhe të drejtat e homoseksualëve.

Rex Tillerson, kandidat për Sekretar të Jashtëm
Trump ka prezantuar si kandidat për drejtimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson me detyrën CEO i Exxon Mobile e cila është një prej kompanive më të mëdha të energjetikës në botë.
64 vjeçari Tillerson tërheq vëmendjen me afërsinë që ka me presidentin rus Vladimir Putin, ku dihet se Tillerson ka një njohje prej 20 vitesh me Putin.
Mendohet se Tillerson i cili ka punuar për më shumë se 40 vite në sektorin e energjisë ka një pasuri afërsisht 300 milionë dollarë.

James Mattis, kandidat për Sekretar të Mbrojtjes
Kandidati i Trump për sekretar të Mbrojtjes gjenerali në pension James Mattis gjatë karrierës së tij 44-vjeçare ka marrë përsipër role të rëndësishme në operacionet amerikane në Afganistan dhe Irak.
Mattis i cili kishte marrë përsipër përgjegjësinë e operacioneve ushtarake të SHBA-ve në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugperëndimor gjatë viteve 2010-2013, për shkak të mospërputhjes me qëndrimin e ashpër kundër Iranit të qeverisë Obama më 22 maj 2013 doli në pension.
Sipas një lajmi të CNN, ndaj Mattis i cili ka drejtuar konfliktet në Falluxha në vitin 2004, pati reagime për shkak të shprehjes “ishte argëtuese të qëlloje disa njerëz” , që e kishte bërë gjatë një fjalimi për ushtarët në San Diego në vitin 2005. Në një fjalim në Kongresin e SHBA-ve, Mattis kishte mbrojtur idenë se SHBA-ja nuk kishte kryer ndërhyrje të mjaftueshme ndaj problemeve në Lindjen e Mesme dhe se kishte shkaktuar rritjen e ekstremizmit këtu.

John Kelly, kandidat për Sekretar të Sigurisë së Brendshme
Edhe 66-vjeçari Joh Kelly që ka qenë me detyrë në okupimin e Irakut është një ushtarak në pension. Gjenerali John Kelly i cili më parë ka qenë komandant në Ushtrinë Jugore të SHBA-ve, pritet që të forcojë sigurinë kufitare dhe luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Ndërsa Robert Kelly, djali i Kelly që ishte ushtarak si babai i tij ka humbur jetën pasi shkeli një minë në Afganistan në vitin 2010.
Kelly ka mohuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Guantanamo e cila për një periudhë ka qenë në rajonin nën përgjegjësinë e tij, ku duke u bërë pjesë e debateve për përfshirjen e femrave në ushtri ka mbrojtur idenë se kjo do të dobësonte fuqinë fizike të ushtrisë.

Jeff Sessions, kandidat për Departamentin e Drejtësisë
Trump ka propozuar si kandidat në Departamentin e Drejtësisë senatorin nga Partia Republikane në Alabama, Jeff Sessions i cili ishte i pari që deklaroi mbështetjen ndaj Trump.
Ish-prokurori 69-vjeçar, Sessions, dihet që ka qenë kundër reformave për migrimin derisa ushtronte detyrën në Komitetin e Drejtësisë të Senatit në të cilën gjendej që nga viti 1997.
Sessions i cili gjatë viteve 80 ka kryer detyrën e prokurorit të Alabamas ai në vitin 1986 u prezantua si kandidat për gjykatën federale nga presidenti i atëhershëm Ronald Reagan, ndërkohë që Komiteti i Drejtësisë i Senatit i dominuar nga republikanët nuk e pa të përshtatshëm atë për këtë detyrë për shkak të komenteve dhe aktiviteteve të tij raciste.
Në vitin 1995 ai u zgjodh prokuror i Alabamas dhe në zgjedhjet e vitit 1996 u zgjodh senator, ndërsa më vonë mori detyrë në komitetin i cili paraprakisht ia kishte mohuar gjykatën federale.

Steven Mnuchin, kandidat për Sekretar të Thesarit
Në rast të miratimit nga senati, Steven Mnuchin i cili është ish-ortaku i Goldman Sachs, do të marrë detyrën e drejtimit të Departamentit të Thesarit, që është një prej emërimeve më të rëndësishme në menaxhimin e ekonomisë.
Mnuchin, i cili vjen nga një familje njujorkeze me origjinë hebreje, pasi punoi për 17 vite në Goldman Sachs dhe u ngjit deri në ortakëri, ai u largua nga kompania, ku dhe më pas formoi fondin e investimeve George Soros, që është edhe një prej mbështetësve më të mëdhenj të Hillary Clinton.
Me menaxhimin e kryer në këto fonde Mnuchin më pas bleu për 1,55 miliardë dollarë IndyMac një prej bankave që falimentuan gjatë krizës financiare 2007-2008.
Banka e cila ndërroi emrin në “OneWest” gjatë periudhës që kryetar i bordit drejtues ndodhej Mnuchin u përcaktua se kishte kryer diskriminime ndaj pakicave me ngjyrë të zezë dhe atyre hispanike si dhe kryerjen e shkeljeve të ligjeve në veprimet konfiskuese. Mnuchin, bankën e cila pranoi akuzat për parregullsi e shiti për 3,4 miliardë dollarë në vitin 2015.
Mnuchin, i cili ka kryer detyrën e drejtorit të financave kombëtare në fushatën zgjedhore të Trumpit, krahas karrierës së Wall Street ai njihet edhe me financimin e filmave me profil të lartë të Hollywood-it. Në mesin e filmave të cilat Mnuchin ka marrë përsipër prodhimin e tyre në vitet e fundit janë “Suicide Squad”, “Mad Max Fury Road” dhe “Sniper”.

Wilbur Ross, kandidat për Sekretar të Tregtisë
Donald Tramp ka propozuar si Sekretar të Tregtisë në kabinetin e tij Wilbur Ross me të cilin është shok që prej 25 vitesh. 79-vjeçari Ross i cili do të luajë një rol kritik nga pikëpamja e marrëdhënieve tregtare të SHBA-së me vendet e tjera theksohet se me pasurinë afërsisht 2.9 miliardë dollarë ai ka cilësinë si një prej anëtarëve më të pasur të qeverisë së re.
Ross është arsimuar në universitetet Yale dhe Harvard, ku pasi punoi për afërsisht 25 vite për kompaninë e njohur botërore Rothschild formoi më pas kompaninë e tij. Deklaratat në çështjet e tregtisë të Ross që gjithashtu njihet me investimet e suksesshme të kryera në industritë që janë në “vdekje” të qymyrit dhe të ajo e çelikut ku shumë investitorë i qëndrojnë larg, vërtetojnë qartë se ai kryen konsulentin e Trump.
WL Ross & Co, kompania e investimeve e Wilbur Ross, ka paguar 2,3 milionë dollarë gjobë për arsyen se në muajin gusht kishte kryer parregullsi në çmimet e disa shërbimeve të bursës amerikane dhe të Komisionit të Letrave me Vlerë.

Ryan Zinke, kandidat për Sekretarin e Punëve të Brendshme
Ryan Zinke nga Montana është në moshën-55 vjeçare, dhe pas kryerjes së detyrës për 25 vite në Forcat Detare të SHBA-ve hyri në politikë në vitin 2008 si pensionist. Zinke i cili ka komanduar njësitë speciale në okupimin e Irakut, që nga viti 2015 e deri tanë përfaqëson Montana-n në Këshillin e Përfaqësuesve.

Rick Perry, kandidat për Sekretar të Energjisë
Ish-prefekti i Teksas-it, Rick Perry, është treguar kandidat për Sekretar të Energjisë. Në një deklaratë të bërë në lidhje me Perry duke vënë në dukje se Perry ka krijuar një “periudhë rritjeje afatgjatë dhe mirëqenie” duke zgjeruar burimet energjetike dhe infrastrukturën gjatë periudhës kur ishte prefekt i Teksas-it, Trump ishte shprehur se qeveria “do të vlerësojë në mënyrën më të mirë praninë e burimeve të gjëra të vendit për të bërë të pavarur SHBA-në dhe për të ofruar një rritje të mirëqenies në fushën e energjisë.”
Rick Perry në zgjedhjet për kandidatin për president nga Partia Republikane ishte kundërshtar i Trumpit.

Andrew Puzde, kandidat për Departamentin Amerikan të Punës
Trump për drejtimin e Departamentit Amerikan të Punës ka propozuar Andrew Puzder i cili është drejtues i lartë (CEO) i restoranteve zinxhirë Hardee’s dhe Carl’s Jr. Puzder, njihet për pikëpamjet se ngritja në 15 dollarë e pagesës minimale federale do të dëmtojë kompanitë me përmasa të vogla dhe punonjësit me kualifikime të ulëta.
Puzder gjithashtu ka mbrojtur anulimin e reformës shëndetësore (Obamacare) të vënë në zbatim nga presidenti amerikan Barack Obama, si dhe ka kryer detyrën si konsulent i Trumpit përgjatë fushatës zgjedhore.
Në rast të miratimit të kandidaturës së Puzder, vihet në dukje se Trump do të përpiqet që të kthejë në realitet premtimet ambicioze për punësimin.

Elaine Chao, kandidate për Sekretar të Transportit
63-vjeçarja Elaine Chao e cila ushtroi për tetë vite detyrën e Sekretares së Punës gjatë mandatit të George W. Bush, është politikane e lindur në Tajvan dhe bashkëshortja e liderit të shumicës në Senat Mitch McConnell.
Pritet që Chao të realizojë premtimet parazgjedhore të Trump për modernizimin e infrastrukturës së transportit.

Tom Price, kandidat për Sekretar të Shëndetësisë
Kandidati i Donald Trump për Sekretar të Shëndetësisë është zgjedhur Tom Price, kryetari i Komisionit Buxhetor të Dhomës së Përfaqësuesve. Price për herë të parë u zgjodh anëtarë i Dhomës së Përfaqësuesve nga shteti i Georgia-s në vitin 2004, ndërsa para kësaj kishte qenë politikëbërës në senatin e shtetit të Georgia-s.
Ai, i cili ende është kryetar i Komisionit Buxhetor në Dhomën e Përfaqësuesve, njihet për kundërshtimin e tij ndaj reformës shëndetësore të qeverisë Obama (Obamacare).

Betsy DeVos, kandidate për Sekretare e Arsimit
Kandidatja për Departamentin e Arsimit Betsy DeVos dhe bashkëshorti i saj, spikasin me pasurinë që posedojnë. Pasuria e DeVos, e cila ka pranuar detyrën edhe përkundër faktit që nuk e kishte përkrahur Trumpin në Kongresin e Partisë Republikane, arrin në 5,1 miliardë dollarë.
Më parë DeVos kishte qenë kryetare e Partisë Republikane në Michigan. Ajo njihet si përkrahëse e lirisë për zgjedhjen e shkollës.

Ben Carson, kandidat për Sekretar i Banimit dhe Zhvillimit Urban
Neurokirurgu Dr. Ben Carson, kishte garuar për kandidat presidencial në radhët e Partisë Republikane, megjithatë, pas tërheqjes nga gara, ishte njëri nga emrat e parë që deklaroi mbështetjen për Donald Trump.
Emri i Carson, i cili Trumpin e ka cilësuar si “zëri i popullit të pazëshëm”, ishte përmendur edhe si mundësi për detyrën e sekretarit të shëndetësisë apo atij të arsimit.
Carson nuk ka përvojë në administratën shtetërore, ndërkohë që thuhet se disa republikanë mund të votojnë kundër tij gjatë procesit të miratimit të kandidaturës së tij.

Nikki Haley, përfaqësues në OKB
Guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley, kishte kritikuar ashpër Donald Trumpin gjatë fushatës parazgjedhore. 44-vjeçarka Haley me origjinë nga India, e cila mban epitetin guvernatorja më e re në SHBA, kishte kundërshtuar retorikën e Trumpit për ndalimin e muslimanëve nga hyrja në SHBA.
Ndërkaq, Trump, kishte theksuar se populli i Karolinës Jugore turpërohet nga Haley.

Reince Priebus, Shef i Stafit
Ndërsa 44-vjeçari Priebus i cili fitoi besimin e Trump gjatë fushatëz parazgjedhore, tërheq vëmendjen si një figurë me përvojë që e njeh prej së afërmi funksionimin e Washingtonit. Priebus, i cili njihet për lidhjet e tij të mira edhe me anëtarët e tjerë të shquar të partisë krahas kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, prej afërsisht pesë viteve ushtron detyrën e zëdhënësit të partisë.
Priebus do ta udhëheqë kuadrin administrativ të Trump dhe do të jetë përgjegjës për komunikimin mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.
Megjithëse preferenca për Shef të Stafit është pritur pozitivisht veçanërisht nga pjesëtarët e partisë, mbështetja e tij e fuqishme ndaj diskursit të Trump në lidhje me muslimanët dhe migrantët gjatë fushatës, ka shkaktuar shqetësime te këto grupe.

Stephen Bannon, Kryekëshilltar Strategjik
Stephen Bannon, menaxheri i fushatës i cili u zgjodh kryekëshilltar strategjik i Trump, ka hapur debate madje edhe brenda vetë Partisë Republikane. I zgjedhur si këshilltar senior nga Trump, Stephen Bannon është figurë e pikëpamjeve “raciste dhe djathtiste” të të cilit anëtarët e partisë u janë qasur me distancë.
Para se të bëhej menaxher i fushatës parazgjedhore të Trump, Bannon kryesonte kompaninë mediatike Breitbart, e cila ishte në fokusin e kritikave për retorikë ksenofobe dhe të urrejtjes. Me deklaratat e tij jashtë linjës së Partisë Republikane ai kohë pas kohe është përballur me kritika, ndërsa ardhja e tij në këtë detyrë është komentuar si “shqetësuese” nga shumë qarqe në vend.
Në mesin e atyre që kanë kundërshtuar emërimin e Bannon në një pozitë kyçe ka edhe muslimanë amerikanë. Organizata më e madhe muslimane e shoqërisë civile në SHBA, Këshilli për Marrëdhënie Amerikane-Islame (CAIR), ka dënuar caktimin e Bannon-it në detyrë të lartë.

Mike Pompeo, drejtor i CIA-s
Emri që Trump ka kandiduar për detyrën e drejtorit të Agjencisë Qendroretëe Inteligjencës të SHBA-ve është Mike Pompeo.
Pompeo, i cili ka ushtruar detyrë për tri mandate në Komitetin e Inteligjencës pranë Dhomës së Përfaqësuesve, u bë emër që u ngrit në parti pas kritikave të ashpra ndaj kandidates demokratike Hillary Clinton, me detyrën që e mori përsipër gjatë hetimit në lidhje me sulmin e organizuar ndaj Konsullatës Amerikane në Bengazi të Libisë.
Sipas faqes së internetit të përgatitur në emër të tij, 52-vjeçari Pompeo ka mbaruar akademinë ushtarake në West Point me sukses të shkëlqyeshëm, kurse detyrën e kishte nisur si oficer i këmbësorisë. Më vonë Pompeo u nda nga ushtria, për t’u diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe themeluar “kompani për prodhim pajisjesh, distribuim dhe shërbime”.
Pompeo ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen për prëgramin bërthamor të arritur me Iranin, ndërsa është i mendimit se Edward Snowden – ish-analisti i sistemit në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) i cili ka shpalosur disa aktivitete të përgjimit të institucionit përmes dokumenteve që ka plasuar në media – është tradhtar i kombit dhe duhet ekzekutuar.

Michael Flynn, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare
Në ulësen e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare do të ulet pensionisti 57-vjeçar Gjeneral Lejtnant Michael Flynn, i cili mori pjesë në ekipin e afërt të Trumpit gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
Gjatë fushatës së Trump, Flynn shërbeu si “kryekëshilltar për siguri dhe inteligjencë”, ndërsa njihet si “ushtarë me përvojë” i cili më herët ka qenë edhe në Afganistan dhe Irak.
Gjatë periudhës së Barack Obamas Flynn kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Agjencisë së Mbrojtjes dhe Inteligjencës, kurse detyrës së tij i kishte dhënë fund në vitin 2014.

Carl Icahn, këshilltar i posaçëm për reformat rregullatore
Emërim tjetër nga Donald Trump për administrimin e ekonomisë që ka ngjallur debate, është investitori i Wall Street, miliarderi Carl Icahn. Icahn do të jetë këshilltar i Trumpit për heqjen e rregullacioneve për të cilat cilësonte se kishin shkaktuar rënien e ekonomisë.
Me pasurinë prej afërsisht 16,7 miliardë dollarësh Icahn mban epitetin si personi më i pasur në administratën e Trump. Ai posedon aksione në sektorë të ndryshëm, siç janë sektori i financave, energjetikës, farmaceutikës, pasurive të patundshme, komunikimit dhe sektorin ushqimor.
Edhe krahas kritikave se emërtimi i tij në lidhje me reformat rregullatore do të shkaktoje konflikte interesash, Icahn nuk heziton të shprehet haptazi se do t’i luftojë rregullacionet. Ai është shprehur se “tanimë ka ardhur kohë të shpëtojmë nga rregullacionet”. Ndërkaq, dihet se Ichan nuk ka shfaqur pëlqim për rregullimet financiare dhe mjedisore të qeverisë aktuale.

Dan Coats, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës
Coats, i cili mes viteve 1981 dhe 1988 ka qenë i angazhuar me detyrë në Dhomën e Përfaqësuesve, mes viteve 2001 dhe 2005 ishte ambasador i SHBA-ve në Berlin.
Coats po ashtu ka pasur detyrë edhe në Senatin Amerikan, ndërkohë që pas takimit me Trumpin në muajin nëntor kishte deklaruar se “U ftova këtu për t’i ndarë përvojat e mia. Unë i ndava përvojat e mia dhe i shpalosa rekomandimet e mia.”
Në një deklaratë të tij në vitin 2015, Coats ishte shprehur se “NATO duhet të mundësojë sigurinë kufitare të Turqisë në mënyrë që të parandalojë pjesëmarrjen e luftëtarëve të huaj në DEASH.”

Linda McMahon, kryetare e Administratës së Bizneseve të Vogla
Linda McMahon, të cilën Trump ka planifikuar për ta emërtojë në krye të Administratës së Bizneseve të Vogla, njihet për pasurinë e saj.
Më parë McMahon kishte qenë Drejtuese e Lartë (CEO) e kompanisë së zbavitjes Zbavitja Botërore e Mundjes (WWE). Pasuria e saj neto me bashkëshortin e saj Vincent McMahon arrin në 1,16 miliardë dollarë.
McMahon dhe bashkëshorti i saj kishin dhënë donacione të mëdha për fushatën parazgjedhore të Donald Trump.

Scott Pruitt, kryetar i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA)
Scott Pruitt, kryeprokurori 48-vjeçar i shtetit të Oklahomas, njihet si anëtar i Partisë Republikane dhe mbështetës i lëndëve djegëse të fosileve. Theksohet se Pruitt do ta mbështesë Trumpin në realizimin e premtimeve të tij për rritjen e prodhimit në sektorët e gazit natyror dhe thëngjillit.
Në një seancë të Kongresit Amerikan në nëntor të vitit 2013 Pruitt kishte kundërshtuar dispozitat e EPA-s. Ai kishte akuzuar EPA-n për tentativë për të hyrë brenda kompetencave të shteteve në SHBA.
Pruitt, i cili njihet për mbështetjen ndaj kompanive të naftës dhe gazit natyror që kanë kontribuar ndjeshëm në ekonominë e Oklahomas, kishte zhvilluar luftë ligjore kundër rregullimeve ambientaliste të Obamas. /Anadolu Agency- Ballkanweb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button