Roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi, shumë i rëndësishëm
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets tha se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë për qëllim integrimin në Bashkimin Evropian, sikurse është qëllim i bashkësisë ndërkombëtare që këto dy vende të integrohen në BE.
Kështu u tha se në një diskutim të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Politika Gjermane ndaj Kosovës: Dialogu Kosovë-Serbi, Kapitulli 35 dhe agjenda e Integrimit Evropian”.
Më tej u tha se roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi ka qenë shumë i rëndësishëm për suksesin e këtij procesi.
Ndërkaq, deputetja Vjosa Osmani tha se roli i Gjermanisë, ka qenë kryesori në integrimin e organizatat ndërkombëtare. Osmani tha se suksesi i dialogut të deritashëm është për shkak të rolit të madh të Gjermanisë që ka pasur në këtë proces.
Agron Bajrami nga Koha Ditore tha se tha se roli i Gjermanisë në procesin e dialogut ishte i dallueshëm dhe këtë e tregoi edhe kancelarja Angela Merkel në një vizitë në Beograd, ku ua bëri me dije udhëheqjes serbe veprimet për dialogun me Kosovën në mënyrë që të integrohen në BE.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.