Roma: Destro nuk është në shitje
Roma e ka paralajmëruar Juventusin se nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Mattia Destro.
Italiani pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili i ka kërkuar shërbimet e tij.
Megjithatë, sipas Corriere della Sera, drejtori i Giallorossëve, Walter Sabatini, e ka informuar Juven se 23-vjeçari nuk është shitje.
Madje, thuhet se Roma ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Wolfsburgu për Destron.
Trajneri Rudi Garcia pret që sulmuesi italian të shkëlqejë në sezonin e ri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.