Kronika

Rrahu gruan, por vëllai i saj e bën për spital, të dy përfundojnë në pranga

Dy persona u arrestuan nga policia e Peshkopisë, për shkak se janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Policia bën me dije se shtetasi Liridon Fishti, ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fizike bashkëshortes së tij, 28 vjeçares me iniciale Sh.F,. por i vëllai i saj ka është konfliktuar duke e dhunuar burrin e motrës, duke i shkaktuar gjithashtu dëmtime të rënda.

“Gjatë ditës së djeshme shtetasi Liridon Fishti, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup bashkëshortes së tij shtetases SH.F, 28 vjeçe.

Më pas në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar shtetasit Liridon Fishti dhe Nezim Manuka, 33-vjeç, (vëllai i shtetases Sh.F) ku gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Liridon Fishti. Policia porsa ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit”, njofton policia lokal.

Policia e Dibrës bën me dije se 34 vjeçari Liridon Fishti është dënuar edhe më herët për dhunë në familje.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button