☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,550 ▲ +3.34% ETH $2,133 ▲ +5.36% XRP $1.3507 ▲ +3.02% SOL $83.3400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Rreziku nga terrorizmi, kryeministri australian mbledh shefat e sigurisë

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull ka mbledhur në një takim shefat e agjencive të sigurisë, pas vrasjes së një punonjësi të policisë, ngjarje kjo e konsideruar si sulm terrorist.

Sipas raportimeve të BBC, në këtë takim janë të pranishëm shefi i policisë dhe ai i shërbimeve të inteligjencës.

Policia australiane më herët kishte paralajmëruar se kërcënimi terrorist sa vjen e bëhet më i rrezikshëm.

Punonjësi i policisë Curtis Cheng, 58 vjeç, u qëllua për vdekje më 2 tetor jashtë zyrës së tij në Sidnej. Policia reagoi duke qëlluar gjithashtu për vdekje agresorin, 15-vjeçarin Farhad Jabar, në vendin e ngjarjes.

Jabar, një shtetas australian me origjinë nga Irani, raportohet të ketë klithur parulla fetare teksa qëllonte ndaj oficerit Cheng.

Mbi 200 oficerë të tjerë policie bastisën më vonë prona të ndryshme, duke ndaluar 4 persona në lidhje me ngjarjen. Ata ishin të gjithë të moshave nga 16 në 22 vjeç.

Duke iu referuar sulmit në fjalë, në hapje të takimit zoti Turnbull deklaroi se, radikalizimi po përhapet me hapa të shpejtë në radhët e rinisë australiane.

“Kemi të bëjmë me një kërcënim që po evulon. Vrasja shokuese e Curtis Cheng, një akt terrorist i përgatitur nga një 15-vjeçar, na kujton edhe njëherë se radikalizimi dhe ekstremizmi mund të shihen tek çdo i ri”, tha Turnbull.

Ai e vlerësoi këtë si një rrezik real të brendshëm, që kërcënon të gjithë australianët, përfshirë këtu australianët myslimanë. “Ndaj bashkëpunimi me komunitetin islamik është absolutisht jetik”, shtoi Turnbull.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.