Rajoni

Rritet numri i viktimave në Egje’, protesta në Lesbos

Dy fëmijë migrantë u mbytën dje në mbrëmje pranë ishullit grek Kos, ndërsa protesta të shumta janë organizuar kundër përshkallëzimit të tragjedive të fundit në Lesbos, në prag të vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

”Dy fëmijë janë mbytur pas mbytjes së një anijeje, ku ata ndodheshin sëbashku me familjen e tyre, rreth 250 metra nga brigjet veriore të ishullit Kos, në Egjeun Lindor”, bëri të ditur policia portuale.

Trupi i një prej viktimave është gjetur ndërsa i dyti, një fëmijë gjashtë vjeç, mbetet ende në kërkim.

Në mesin e migrantëve rezultojnë 14 të mbijetuar nga kjo tragjedi. Babai i djalit pohoi se ekipet e shpëtimit nuk mundën ta shpëtonin dhe më pas e kanë braktisur kërkimin e trupit të pajetë për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button