🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,075 ▼ -3.12% ETH $2,176 ▼ -3.62% XRP $1.4102 ▼ -3.96% SOL $86.1600 ▼ -5.41%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika

Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: Vendim i guximshëm për t’i siguruar kryeqytetit 24 orë ujë të pijshëm pas 5 vjetësh

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash  planin e biznesit të hartuar nga ekspertët e Bashkisë së Tiranës, UKT-së dhe USAID, që i hap rrugë projektit strategjik për kryeqytetin, që është furnizimi me ujë 24 orë në ditë brenda 5 viteve.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se plani i biznesit do të garantojë një sërë investimesh që do të mundësojnë furnizimin pa ndërprerje.

Në planin e biznesit të Bashkisë së Tiranës parashikohen që 10 milionë euro të investohen për shtimin e burimeve të ujit, ku është identifikuar burimi i Gurit të Bardhë në Burrel, që do t’i shtohet Tiranës, 5 milionë do të investohen për përpunimin dhe filtrimin e ujit, 50 milionë do të investohen në sistemin e transmetimit për të garantuar uljen e kostos dhe zhdukjen e humbjeve, pasi sistemi do të jetë i papenetrueshëm, 50 milionë të tjera do të investohen në rrjetin e shpërndarjes, që do të shtrihet në mënyrë kapilare në çdo lagje, sidomos në ato informale dhe ato të krijuara pas viteve 1990 si dhe 40 milionë të tjera do të investohen në kanalizime.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se përmes këtij vendimi qytetarët do të shpëtojnë nga depozitat dhe nga kostot shtesë që janë detyruar të paguajnë përveç faturës së UKT. “Të shpëtojmë nga pompa që është kosto më vete, të shpëtojmë nga blerja e ujit në markete që është kosto më vete, të shpëtojmë nga të gjitha ato shpenzime, energjia elektrike për të përdorur pompën. Të gjitha këto janë kosto, sepse njerëzit mendojnë se kosto është vetëm fatura e UKT”, tha ai.

Veliaj deklaroi se shembulli i suksesit është Bashkia e Korçës, e cila pas ndryshimit të tarifës së ujit, siguroi realizimin e një sërë investimesh, duke siguruar furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.

Kreu i Bashkisë deklaroi se ata që sot kritikojnë, pavarësisht se e rritën çmimin e ujit të pijshëm me 125 për qind, si pasojë e keqmenaxhimit, ulën kohën e furnizimit me ujë për qytetarët.

“Investimet për herë të parë në 27 vjet janë rritur me 109%, pra kemi bërë 2-fishin e investimeve që janë bërë ndonjëherë në një vit normal. Ndërkohë, orari i furnizimit, e morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë dhe e kemi sot Tiranën me 13 orë ujë në ditë. Lulzim Basha dhe Sali Berisha e rritën çmimin e ujit fshehurazi, pa pasur burrninë të vinin këtu siç jemi ne në Këshillin Bashkiak dhe ta diskutonin, por fshehurazi e miratuan vetëm me vendim bordi 125 %”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.