☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,107 ▼ -0.76% ETH $2,377 ▼ -1.68% XRP $1.2855 ▼ -1.66% SOL $102.0100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Sulm me dron rus pranë kufirit Ukrainë-Poloni, goditet një tren – pak më herët kishte kaluar Boris Johnson

– Një dron rus ka goditur një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni, në zonën e Yahodyn, në perëndim të Ukrainës, duke goditur lokomotivën. Nuk raportohet për viktima, shkruan BBC.

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se të gjithë pasagjerët ishin evakuuar përpara sulmit.

Kompania shtetërore hekurudhore ukrainase, Ukrzaliznytsia, deklaroi se një dron me motor reaktiv ishte zbuluar dhe urdhri për evakuimin ishte dhënë rreth 15 minuta para goditjes.

Në të njëjtën linjë hekurudhore kishte kaluar pak më herët ish-kryeministri britanik Boris Johnson, së bashku me disa prej këshilltarëve më të lartë evropianë për sigurinë, mes tyre edhe Jonathan Powell i Mbretërisë së Bashkuar. Ata po ktheheshin nga një konferencë në Kiev.

Ukrzaliznytsia konfirmoi se treni me Johnson dhe zyrtarët e tjerë kishte qenë më herët në stacionin e Yahodyn dhe se ishte marrë vendimi që ai të largohej nga stacioni më herët se sa ishte planifikuar.

Boris Johnson reagoi pas sulmit, duke deklaruar se nuk e kuptonte “çfarë logjike të shtrembëruar e shtyu Putinin të hidhte në erë një lokomotivë ukrainase të palëvizshme në kufirin polak”.

“Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”, pyeti Johnson.

Nga ana tjetër, Rusia tha se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën perëndimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.